22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

38 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

së deri tani ka qenë i bazuar më shumë në bilateralizëm sesa në

kuadrin e marrëdhënieve BE-SHBA.

Dy çështjet e vetme në të cilat Letonia mori një qëndrim të

kundërt nga ai i SHBA-së ishte në lidhje me Gjykatën

Ndërkombëtare Kriminale (ndaj të cilës SHBA ka qenë

armiqësor) dhe me Protokollin e Kiotos, ku Letonia u vu në

krah të BE-së. Kjo prirje ka gjasa që të vazhdojë, me Letoninë

që do të përdorë marrëdhëniet dypalëshe dhe kuadrin

bashkëpunues BE-SHBA për të punuar mbi çështjet

transatlantike.

Çështje kyçe në agjendën transatlantike për Letoninë do të

vazhdojnë të jenë: (1) siguria dhe bashkëpunimi me fqinjët

lindorë të Europës (prioritet për Letoninë janë Gjeorgjia,

Moldavia dhe Ukraina), (2) energjia dhe (3) bashkëpunimi

ekonomik.

Siguria dhe bashkëpunimi. Është e vështirë që të

imagjinohet një çështje sigurie ku Letonia nuk do të

mbështeste SHBA-në, përfshi politikën e SHBA-së në Irak

dhe Afganistan. Letonia nuk e vë në dyshim mbështetjen nga

SHBA pasi Uashingtoni konsiderohet si garancia e vetme e

sigurisë së vendit. Në terma praktikë, siguria ka qenë gjithashtu

fusha ku bashkëpunimi i Letonisë dhe SHBA ka qenë dhe më

i afërt. Meqë kjo lidhet me anëtarësimin në NATO, nuk ka

gjasa që të ndryshojë në të ardhmen. Pritet që SHBA të kërkojë

për - dhe Letonia ka gjasa që të pranojë - kontribut më të madh

nga aleatët për misionin e NATO-s në Afganistan.

Interesi i Letonisë në forcimin e politikës së SHBA-së ndaj

fqinjëve lindorë të Europës është bërë një çështje e ditës me

ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Gjeorgji. Letonia e dënon

me forcë agresionin e Rusisë dhe beson se SHBA, NATO si

dhe BE - aktorët kryesorë në stabilitetin transatlantik - duhet

të luajnë një rol drejtues në mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë së

vendeve fqinje të BE-së. Letonia gjithashtu i mëshon nevojës

për t’i ofruar një Plan Veprimi për Anëtarësim (MAP)

Gjeorgjisë dhe Ukrainës si një përgatitje për anëtarësim në

NATO. Letonia beson se forcimi i lidhjeve midis NATO-s

dhe vendeve të Kaukazit do të garantojë sovranitetin dhe

integritetin territorial të vendeve sovrane, më shumë stabilitet

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!