22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

42 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Polonia

Jacek Kucharczyk, Instituti i Çështjeve Publike,

Varshavë

Evenimenti që karakterizon marrëdhëniet transatlantike

polake gjatë epokës së Bushit, ishte lufta në Irak dhe

mbështetja e pakushtëzuar, politike dhe ushtarake, që i është

dhënë kësaj lufte nga qeveria e majtë e Leszek Miller. Edhe

pse prezenca polake në Irak kishte mbështetje të gjerë si nga e

majtas ashtu dhe nga e djathta, ajo ka qenë thellësisht e

papëlqyer nga publiku i gjerë. Gjatë fushatës elektorale në

vjeshtën e vitit 2007, lideri i partisë fituese të Platformës

Qytetare, Donald Tusk, premtoi se do të përmbushte tërheqjen

graduale të trupave polake nga Iraku.

Çështja e dytë më e rëndësishme në marrëdhëniet polakoamerikane

ishte vendimi rreth vendosjes së mburojës

antiraketë të Shteteve të Bashkuara në Poloni. Negociatat,

filluar nga qeveria e Kaczynski-t në 2006, u përfunduan në

gusht 2008 nga qeveria Tusk. Si shkëmbim për mbajtjen e

mburojës, administrata e Bushit premtoi të forconte sistemin

e mbrojtjes ajrore të vjetruar të Polonisë si dhe t’i jepte Polonisë

garanci të mëtejshme për sigurinë.

Që prej firmosjes së marrëveshjes, në kohën e ndërhyrjes ruse

në Gjeorgji, opinioni publik në Poloni, i cili kishte qenë armiqësor

ndaj projektit, bëri një kthesë 180 gradëshe dhe rezultati i

negociatave u mbështet nga një shumicë e cilësuar polake.

Pas zgjedhjeve të 2007-s, Polonia ka pasur një qeveri

konservativ - liberale të drejtuar nga Donald Tusk duke

bashkëqeverisur me një president konservativ - nacionalist,

Lech Kaczynski. Në sistemin kushtetues polak, fuqia është

më tepër në duart e Kryeministrit, por kjo nuk do të thotë se

Presidenti nuk ka privilegje të veçanta në fushën e politikes së

jashtme. Politika e jashtme të Polonisë është karakterizuar nga

një rivalitet midis qendrave të forcës, i cili e bën të vështirë

përcaktimin e një agjende të qartë të politikes së jashtme për

vitet e ardhshme.

Invazioni rus i Gjeorgjisë dhe copëzimi që pasoi këtë vend,

i vendosën çështjet e sigurisë përsëri në prioritetet e agjendës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!