22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

26 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Qipro

Profesor Andreas Theophanous,

Qendra qipriote për çështje europiane dhe

ndërkombëtare, Nicozi

Në mënyrë të pashmangshme, zgjedhja e një presidenti të

ri dhe perspektiva e një administrate të re në SHBA kanë

ndikim global. Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në

mjedisin ndërkombëtar (si p.sh. 11 Shtatori, Iraku,

marrëdhëniet e tendosura SHBA-Iran, konfliktet etnike dhe

në veçanti zhvillimet e fundit në Kaukazi, sfidat socioekonomike),

bota i ka kushtuar vëmendje gjithnjë e më të

madhe këtyre zgjedhjeve presidenciale si asnjëherë tjetër më

parë. BE i shikon këto zgjedhje si një moment historik në

marrëdhëniet e ardhshme me SHBA dhe për një vizion të ri

global.

Përtej marrëdhënieve BE-SHBA, marrëdhëniet dypalëshe

të Qipros me SHBA janë të kënaqshme, me bashkëpunim në

fushën e terrorizmit, zbatimit të ligjit në tërësi dhe tregtisë në

rritje. SHBA e ka njohur rolin e Qipros në ndihmën

humanitare gjatë krizës në Liban në verën e vitit 2006. Por

aspekti përcaktues i marrëdhënies është qëndrimi i SHBA-së

mbi problemin qipriot, një qëndrim që në Nikozi shihet si i

krijuar jo nga pranimi nga SHBA i parimeve dhe vlerave që

ajo përqafon, por nga marrëdhënia e saj strategjike me Turqinë.

Përtej kësaj, Qiproja ndan qëndrimet në tërësi të BE-së.

Në botën tonë të globalizuar, sfidat si mjedisi, terrorizmi,

paqëndrueshmëria socio-ekonomike dhe konfliktet etnike

kërkojnë qasje shumëpalëshe dhe kolektive. Administrata e re

e SHBA-së duhet të fillojë me një qasje të re duke lënë pas

krahëve unilateralizmin. Deri tani kjo mund të jetë sfida më e

madhe.

Në kohë të ndryshme, marrëdhëniet ndërmjet SHBA-së

dhe BE-së nuk kanë qenë të lehta. Në këtë kuadër, deklarata e

Donald Rumsfeld dhe dallimi midis Europës së re dhe të vjetër

ishte domethënës. Një qasje e re ndaj marrëdhënieve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!