22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

115

u kthyer kështu në kërcënim real edhe për sigurinë kombëtare.

Duke iu referuar OBSH-së përmirësimi i shëndetit njerëzor është

në thelb të çështjes së zhvillimit të një vendi. Për këtë arsye

shëndeti është subjekti specifik i tre prej tetë qëllimeve kryesore

të parashikuara në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit. 34

Për rrjedhojë siguria shëndetësore synon të garantojë një

minimum të domosdoshëm mbrojtjeje nga sëmundjet,

veçanërisht prej atyre infektive e epidemike, apo dhe nga ato që

shkaktohen nga kushtet e këqija të jetesës. Shkaqet mund të jenë

natyrore, mjedisore, aksidentale ose të qëllimshme, por më së

shumti ato janë të lidhura me sjelljen e njeriut. Pra, qeveritë dhe

institucionet shtetërore kanë përgjegjësi për të garantuar trajtim

mjekësor të çdokujt që ka nevojë. Injorimi ose refuzimi i këtij

shërbimi qoftë edhe ndaj një qytetari të vetëm mund të jetë me

pasoja fatale nëse ai/ajo rezulton infektues, duke i kushtuar vendit

miliona për të kontrolluar një epidemi të mundshme.

Siguria shëndetësore në Shqipëri

Sfidat për një shoqëri të shëndetshme

Teksa shërbimi i ofruar mjekësor spitalor gjen një përhapje

të gjerë në të gjitha rajonet e Shqipërisë, cilësia e tij lë ende

shumë për të dëshiruar ku nga ngërçet më të mëdha të 15

viteve të fundit mbetet korrupsioni. Në veçanti gjatë viteve të

fundit janë vërejtur mungesa të theksuara të medikamenteve

dhe pajisjeve bazë, në një kohë që gjendja e spitaleve është në

kushte të rënda dhe kualifikimi e specializimi i stafit të spitaleve

dhe poliklinikave nuk është ende i rregulluar. Si pasojë e këtyre

kushteve, principi i të drejtave të barabarta në shërbimin

mjekësor, i parashikuar në Kushtetutën Shqiptare 35 nuk mund

të aplikohet. Kjo bëhet edhe më e prekshme kur në zonat rurale

apo periferitë e qyteteve kemi të bëjmë edhe me kequshqimin

e fëmijëve, aksesin e tyre tepër të dobët apo të munguar te

34 United Nations Millenium Development Goals, www.un.org/

millenniumgoals/

35 Kushtetuta e Shqipërisë, Neni 55, Paragrafi 1.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!