22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

59

partnerëve (një marrëdhënie efektive dhe e balancuar me

SHBA-në), sepse duke vepruar së bashku të dy mund të jenë

“një forcë e fuqishme për të bërë mirë në botë”.

Periudha e luftës në Irak u shënjua edhe nga

mosmarrëveshje të tjera të rëndësishme midis BE-SHBA në

nivel multilateral vs. një qasje unilaterale, mbi njohjen e

Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve dhe Protokollin e Kiotos.

Faza e tretë e marrëdhënieve BE-SHBA nën presidencën Bush

mund të përshkruhet si një periudhë e rivendosjes së

marrëdhënieve teknike/burokratike të të dy partnerëve,

sidomos mbi çështjet ekonomike dhe të tregtisë. Në kuadrin

e Organizatës Botërore të Tregtisë si negociatat e Doha-s,

europianët dhe amerikanët shpesh paraqitën pozicione të

ngjashme si ato të vendeve në zhvillim. Gjithashtu kishte disa

marrëveshje bilaterale mbi liberalizimin e lëvizjeve ajrore dhe

për lehtësimin e tregtisë BE-SHBA, duke përfshirë edhe një

“Marrëveshje Kuadër”, mbi integrimin ekonomik

transatlantik. Kjo marrëveshje krijoi Këshillin Ekonomik

Transatlantik si një organ politik për të kontrolluar dhe

përshpejtuar bashkëpunimin qeveri-qeveri me qëllim për të

avancuar integrimin ekonomik midis BE-së dhe SHBA-së.

Çështja më e rëndësishme dhe urgjente që aktorët evropianë

duan të përballen janë:

1. Ndryshimi i debatit mbi klimën dhe negociatat Bali-

Poznan-Kopenhagën

2. Siguria energjetike (mbi të cilën në SHBA diskutohet

nën termin “pavarësi energjetike”, sidomos me keqësimin e

marrëdhënieve SHBA-Rusi)

3. Stabilitet në zonën post-Sovjetike, që do të përfshijë një

qasje trilaterale (BE, SHBA dhe Rusi) për zgjidhjen e

konflikteve të ngrira (Transnistria, Nagorno-Karabah), dhe

çështja Gjeorgjiane (statusi final i Abakazisë, Osetisë së Jugut)

dhe probleme të tjera potenciale (si është Krimea)

4. Gjendja në Lindjen e Mesme më gjerë, duke përfshirë

dhe konfliktin izraelo-palestinez, gjendja në Irak dhe

Afganistan dhe përhapja e nuklearit, sidomos në rastin e Iranit

5. Kriza e fundit financiare që përbën një sfidë e madhe e

marrëdhënieve ekonomike globale

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!