22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

113

mbeten të paqarta. Si pasojë këto projekte pritet të rrisin

ndjeshëm emetimin e karbonit në atmosferë. 33

Ndonëse fuqizimi i kornizës ligjore sipas kërkesave të

BE-së pritet të përmirësohet ende në vitet në vazhdim,

implementimi i këtyre strategjive si dhe rritja e monitorimit

dhe autoritetit të strukturave shtetërore, kërkon një fond

më të madh nga buxheti i shtetit drejtuar mbrojtjes

mjedisore. Të dhënat që vijnë nga Instituti Kombëtar i

Statistikës (INSTAT) na tregojnë se investimet publike në

dobi të një mjedisi të qëndrueshëm në vendin tonë, janë të

papërfillshme nëse e krahasojmë me shtetet më të reja

anëtare të BE-së që është klubi politik ku ne aspirojmë të

hyjmë sa më shpejt.

Shpenzimet drejtuar mjedisit në buxhetin e shtetit 2009

përbëjnë vetëm 0.2% të GDP-së, krahasimisht shumë më e

ulët se mesatarja e investimeve publike në fushën e mjedisit

në vendet e BE-së. Sipas Zyrës së Statistikave të Komunitetit

Europian (Eurostat), mesatarja e investimeve publike për

mjedisin e 10 shteteve të reja që hynë në BE në vitin 2004

ishte rreth 0.61% e GDP-së së vendit.

Një vëmendje më e madhe në çështjet e buxhetimit mund

të rezultojë në një investim të goditur dhe efikas që do të

shpërblejë gjeneratat e ardhshme duke ulur koston

shëndetësore të shoqërisë, përmirësimin e sigurisë

shëndetësore të një vendi dhe përcaktimin e standardeve për

një rritje ekonomike më të qëndrueshme.

33 Mato. Xhemal, “The Hidden Truth About Albania’s Deadly Environment”,

Balkan Insight, 15 January 2009.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!