22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

64 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Hyrje

“Europa, Amerika e Veriut dhe ne në Rusi kemi nevojë për

një traktat të ri sigurie. Ky është propozimi ynë” (Lavrov, 2009).

Këto fjalë nga Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm Rus, janë një

sinjal i dëshirës së rinovuar ruse për të rivendosur marrëdhëniet

e sigurisë dhe institucionet në Europë. Kjo ide u dha nga

Presidenti Dimitri Medvedev Qershorin e kaluar dhe është

përsëritëse në konfliktin serioz dhe polarizues të lidhur me

sigurinë mbi projektin amerikan për të zgjeruar skemën e

mbrojtjes raketore në Europë. Për më tepër, lufta Ruso-

Gjeorgjiane ka krijuar një mjedis më të vështirë në marrëdhëniet

me Kremlinin. Meqenëse marrëdhëniet midis Bashkimit

Europian (BE) dhe Rusisë janë vendosur në mbikëqyrje,

ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur. Mbas një “periudhe

refleksioni” nga Shtatori në tetor 2008, agjenda për bashkëpunim

është fokusuar në interesa thelbësore (tregtia dhe energjia).

Paralelisht, një agjendë e re mbi sigurinë po merr formë. Përveç

një dialogu bashkëpunues, që prodhoi rezultate konkrete në

çështjet ekonomike dhe tregti, rezultatet politike nuk kanë qenë

të kënaqshme për të dyja palët. Kjo është veçanërisht e dukshme

në “hapësirën e përbashkët të sigurimit të jashtëm” 1 , ose më

gjerë në vështirësitë e arritjes së një partneriteti të rinovuar.

BE dhe Moska shprehin pikëpamje të ndryshme në çështjet

e sigurisë, duke filluar nga e ashtuquajtura: fqinjësia e

përbashkët” deri në zgjerimin e NATO-s. Ekziston nevoja për

të vlerësuar gjendjen aktuale në dialogun europian për siguri

dhe mundësitë për të kthyer dialogun në një mjet zgjidhës të

problemit duke marrë parasysh rolin influencues të

trekëndëshit kryesor që thekson marrëdhëniet BE-Rusi, SHBA-

1 Partneriteti dhe marrëveshja e bashkëpunimit e 1997-ës është baza

ligjore për marrëdhëniet BE-Rusi. Një kornizë e re bashkëpunimi u vendos

në Samitin e Shën Peterburgut në 2003. Që nga ajo kohë, Brukseli dhe

Moska kanë bashkëpunuar në katër zona (të ashtuquajturat “hapësira të

përbashkëta”): një hapësirë ekonomike të përbashkët; një hapësirë të

përbashkët për liri, siguri dhe drejtësi; një hapësirë të përbashkët për

bashkëpunim në fushën e sigurisë së jashtme; dhe një hapësirë e përbashkët

mbi kërkimin, edukimin dhe kulturën.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!