22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

40 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

Një shembull i mirë i dobësimit të rendit botëror amerikan

është konflikti i fundit në Gjeorgji. Ky konflikt tregoi se Shtetet

e Bashkuara janë aktualisht të paafta të mbrojnë interesat e

tyre gjeopolitike në rajonin e Kaukazit. Pavarësisht nga disa

deklarata te forta drejtuar Rusisë, Shtetet e Bashkuara nuk

arritën të siguronin një zgjidhjeje paqësore të konfliktit ose

mbrojtjen e integritetit territorial të aleatit të tyre më të madh

në rajonin e Kaukazit. Linjat e transportit të energjisë përmes

Gjeorgjisë, të cilat janë strategjikisht të rëndësishme për Shtetet

e Bashkuara (po aq sa për BE-në), janë bërë të pabesueshme.

Dobësimi i fuqisë amerikane në marrëdhëniet ndërkombëtare

është një sfidë për Europën dhe BE duhet të gjejë strategjinë e duhur

për të reaguar ndaj kësaj. Periudha e pas-Bushit shoqërohet me një

parregullsi të re globale, e cila është një disavantazh si për SHBA-në

ashtu edhe për BE-në. Ekziston akoma një pikëpamje popullore në

Europë se dobësimi i fuqisë globale amerikane do të ishte një avantazh

për BE-në; duke hapur mundësitë e Europës për të përdorur vakumet

e fuqisë që po shfaqen në botën e post-unipolare në mënyrë që të

bëhet një nga fuqitë (në mos jo e vetmja) në sistemin ndërkombëtar.

Një interpretim i tillë do të ishte një gabim i rëndë për Europën. Për

shkak të përçarjes së madhe politike (për shembull në lidhje me

politikat energjetike) BE-ja nuk do të ishte e aftë të përballej me

Rusinë apo Kinën në rritje ose me sfida të tjera globale.

Atëherë, BE-ja ka nevojë për një SHBA të fuqishme dhe

pritshmëria kryesore e administratës së re të Shteteve të

Bashkuara është ajo e të gjeturit të ideve të reja në mënyrë që

Amerika të përballë sfidat e ardhshme.

Ishin dy ide shumë të rëndësishme dhe të fuqishme që vinin

nga dy kandidatët kryesorë në zyrën e presidentit të ri të Shteteve

të Bashkuara: ideja e parë (e B. Obama) ishte të propozohej një

ndryshim madhor në ekonominë amerikane, duke shpresuar

ne forcimin e Shtetet e Bashkuara si një superfuqi ekonomike.

Ideja tjetër (e J. McCain) propozonte një përqasje të re të

Shteteve të Bashkuara në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke

reaguar në mënyrë aktive ndaj ambicieve perandorake të Rusisë

dhe formacionit multipolar të botës, në vend të pranimit të tyre.

Europa nuk duhet të zgjedhë se cila nga këto ide i duket më

e favorshme, BE-ja ka nevojë për të dyja. Atëherë, duhet të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!