22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

126 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

të keqtrajtuar gjatë shoqërimit në polici. Këtë e pasqyron edhe

sondazhi i GSHDNJ, këtë radhë me personat homoseksualë,

ku 60% e të pyeturve kanë pasur probleme me policinë, 30% e

të cilëve janë dhunuar fizikisht. Raste të tjera rutinë të

diskriminimit janë ato kur homoseksualëve u mohohet e drejta

e punësimit në departamentet shtetërore apo refuzimi i

shërbimeve të ndryshme.

Komisioni Europian në raportin e vitit 2008 mbi progresin

e Shqipërisë në fusha të ndryshme, veçon se shteti shqiptar

ka bërë shumë pak progres në politikat anti-diskriminuese si

në aspektin ligjor edhe në atë institucional. Komisioni

Europian thekson se ka një tendencë të përgjithshme

armiqësore të shoqërisë ndaj komunitetit homoseksual

ndërkohë që shteti nuk bën asgjë për të mbrojtur këtë

komunitet. Duke parë se siguria dhe liritë e tyre në komunitet

janë të kufizuara shumë prej tyre kanë gjetur e gjejnë si të

vetmin shpëtim kërkimin e azilit në shtete të ndryshme

evropiane me politika më miqësore dhe liberale ndaj këtij

komuniteti si Suedi, Angli, Norvegji etj.

8. Siguria Politike

(Arian Dyrmishi - Studiues pranë IDM)

(Jonida Hoxha - Specialiste Juriste, DSIK, Këshilli i Ministrave,

Tiranë)

Koncepti teorik: çfarë është siguria politike?

Koncepti i sigurisë politike bazohet në qeverisjen

demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kjo çështje

është pika më e fortë e doktrinës së teorisë së sigurisë njerëzore

dhe ndan prerazi paradigmën nga modeli tradicional. Cenimet

e të drejtave të njeriut në më të shumtën e rasteve bëhen nga

shteti me synim mbrojtjen e “sigurisë kombëtare”. Megjithatë

një politikë e tillë shpesh mund të sjellë humbjen e legjitimitetit

të qeverisë dhe eventualisht shembjen e të tërë shtetit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!