22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

24 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

kontribuoi në misionin ISAF/NATO (duke u përfshirë në

ruajtje aeroportesh, përfshirje në juglindje të Afganistanit dhe

rritjen e fuqisë ajrore të SHBA-së). Belgjika përmirësoi

sistemin e saj të vizave dhe pasaportave, kontrollin e trafikut

ajror dhe aeroportual (përfshi dhe shkëmbimin e të dhënave

mbi pasagjerët), sistemin e informimit bankar dhe kontrollin

e portual të portit të Antverpit si një shenjë e mëtejshme

mbështetje ndaj SHBA-së.

Në një fushë tjetër që lidhet me sigurinë, Belgjika, ashtu si

edhe SHBA, beson se siguria afatgjatë ndërkombëtare

mbështetet në ndalimin e krijimit të fuqive të reja bërthamore.

Në lidhje me këtë, Belgjika mbështet plotësisht politikën e

SHBA-së mbi traktatin për mospërhapjen e Armëve të

Shkatërrimit në Masë (ASM) dhe mbështet SHBA-në për sa

i përket ambicieve nukleare të Iranit.

Së fundi, të dy aktorët ndajnë të njëjtat objektiva për sa i

përket Afrikës Qendrore dhe politikës së Kombeve të

Bashkuara në Sudan, veçanërisht në Darfur. Belgjika, ashtu

si edhe SHBA, mbështet dhe pranon nevojën e vendosjes së

stabilitetit në Afrikën Qendrore, veçanërisht në Republikën

Demokratike të Kongos. Kjo politikë detyron përdorim të

mekanizmave më të fortë kontrolli për të parë se si dhe ku

përdoren ndihmat për zhvillimin dhe se si zbatohen politikat

e rindërtimit.

Megjithatë, për çështje të ndryshme, Belgjika ka pikëpamje

të ndryshme për sa i përket mjeteve dhe instrumenteve që

SHBA përdor për të arritur synimet e saj, veçanërisht në luftën

kundër terrorizmit, dhe sidomos në lidhje me praktikat

hetimore të përdorura në Guantanamo dhe burgun e Abu

Graib (shkelje të të drejtave themelore). Belgjika nuk e

mbështeti ndërhyrjen e SHBA-së në Irak për arsye të

mosmarrëveshjeve në lidhje me objektivat dhe arsyet për këtë

ndërhyrje dhe mungesën e një konsensusi ndërkombëtar. Për

më tepër, Belgjika beson se është e rëndësishme për SHBA që

të njohë Gjykatën Kriminale Ndërkombëtare në mënyrë që të

evitohet perceptimi i shmangies së mosndëshkimit në vendet

e përfshira nga krizat. Gjithashtu, Belgjika beson se SHBA

duhet të ratifikojë Traktatin e Otavës për Minat, ku Belgjika

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!