22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

82 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

qëndrueshëm të bashkëpunimit me Moskën, ndërkohë që

BE do të vazhdojë të menaxhojë ndërvarësitë reale.

Konkluzioni: Drejt së ardhmes

Mosmarrëveshjet për mbrojtjen raketore nxjerrin në pah

anët negative të dialogëve të ndryshme mbi sigurinë që janë

duke u zhvilluar dhe nevojën për të zhvilluar një dialog më

efiçent multilateral BE-Rusi dhe NATO-Rusi dhe raportet

bilaterale me Uashingtonin janë forume të rëndësishme për

stabilitetin europian. Ngacmimet aktuale ndodhin në një

kontekts të gjerë, politikisht të acaruar, i cili krijon distancë në

vend të konvergjencës politike. BE dhe Rusia akoma nuk i

kanë saktësuar rolet e tyre në arkitekturën e sigurisë europiane.

Modeli i bashkëpunimit është akoma i hapur për ndërtim.

Kundër këtij sfondi, elementët më të nevojitshëm sot janë

aftësia për t’u përshtatur dhe dëshira për ta bërë këtë.

Në mënyrë paradoksale, me gjithë afërsinë e përjetuar qysh

nga fundi i Luftës së Ftohtë, Federata Ruse është më e vështirë

dhe një partner më pak bashkëpunues sesa Rusia e vitit 1990.

Sot për me tepër, ka një përgjegjësi të përbashkët për të arritur

në alternativa që janë të pranueshme për të gjithë partnerët dhe

për të bashkëvepruar në mënyrë pozitive dhe jo konfrontuese.

Përcaktimi i interesave ruse po ndikohet nga ndjenjat ruse

ndaj NATO-s dhe nga vlerësimi për rritjen e rolit në kontekstin

e zgjidhjeve europiane. Ideali pan-europian për një Europë

më pak të lidhur me SHBA dhe Aleancën është ende e gjallë.

Megjithatë, mënyrë se si Rusia e ndjek këtë qëllim varet nga

pranimi i statukuosë, i cili bazohet mbi perceptimin rus për

vulnerabilitetin e vet në balancimin e fuqive. Kjo situatë i është

nënshtruar një rivlerësimi që nga mandati i dytë i presidentit

rus Putin. Një burim diplomatik anonim nga Moska thekson

se diskursi aktual rus shfaq aspirata të mëdha, por ato janë të

shkëputura nga gjendja e paqëndrueshme në Rusi. Fuqia

relative ruse nuk është në të njëjtën linjë dhe nuk mbështet

pritshmërinë e lartë ruse. Por pasi kemi thënë këtë, duhet

përmendur se Rusia ka pësuar shumë ndryshime gjatë viteve

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!