22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

119

një kuadri në thelb neorealist: të gjitha dimensionet mbetën si

sektorë të sigurisë kombëtare - pra shtetërore. “Shoqëria” ishte

vetëm një seksion nëpërmjet të cilit mund të kërcënohej shteti.

Për më tepër, ato që shiheshin si primare ishin kërcënimet në

sektorin ushtarak: ndërsa prioritetet që iu dhanë secilit

dimension u varën nga urgjenca e tyre relative. Buzan

argumentoi se siguria ushtarake përbënte ende aspektin më

të shtrenjtë, më të fuqishëm politikisht dhe më të dukshëm të

sjelljes së shtetit (1991a: 35). Për rrjedhojë: “Një shtet dhe një

shoqëri mund të jenë edhe ata të sigurt në dimensionet

politike, ekonomike, sociale dhe mjedisore - megjithatë të gjithë

këto arritje mund të zhbëhen nga dështimi ushtarak” (1991b:

17).

Siguria komunitare (sociale) ndryshe nga komponentët e

tjerë të sigurisë humane, të cilat janë më të prekshme deri

diku edhe materialiste, ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë

me lirinë dhe të drejtat e njeriut (ose të një grupi njerëzish)

për të mbrojtur e zhvilluar identitetin që ata besojnë. Koncepti

i sigurisë komunitare (sociale) 41 fillon të shfaqet vrullshëm në

debatet akademike dhe në qarqet politikëbërëse sidomos pas

Luftës së Ftohtë, kur u largua vëmendja prej kërcënimeve

tradicionale shtetërore duke u interesuar më shumë për

kërcënimet e natyrave të reja, si ato etnonacionaliste për

shembull. Prandaj vlera e shtuar e konceptit të sigurisë komunitare

në studimet e sigurisë konsiston në përcaktimin e vetë shoqërisë si objekt

41 Mjafton të përmendim këtu disa çfarë pohojnë disa nga autorët më të

shquar të fushës: “Në Perëndim dhe në Lindje, në qendër dhe në periferi,

identiteti kulturor dhe siguria sociale janë bërë çështja qendrore e

tendencave dhe konflikteve politike”, Pierre Hassner, “Beyond Nationalism

and Internationalism: Ethnicity and World Order”, 1993, f. 58). Në një

tjetër pasazh Aggestan dhe Hyde-Price pohojnë se: “Me rritjen e gërshetimit

midis sigurisë dhe identitetit, ka lindur një axhendë e re, si për

politikëbërësit që përballen me dilemat dhe pasiguritë e Evropës së

Pasluftës së Ftohtë, ashtu edhe për akademikët që përpiqen t’i japin një

kuptim analitik dhe konceptual këtij kontinenti të ndryshuar... Hulumtimi

i ndërveprimit midis sigurisë dhe identitetit mund të hedhë një dritë të

konsiderueshme mbi dinamikat strukturore dhe prirjet në themel të

politikave bashkëkohore evropiane”, Lisbeth Aggestan and Adrian Hyde-

Price, “Security and Identity in Europe, 2000, f. 1.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!