22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

129

të plotë me normat ndërkombëtare, duhet theksuar se të

drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të garantuara në

më shumë se dy nene të saj. Shqipëria bën pjesë në

organizata të ndryshme, të cilat këto liri dhe të drejta i kanë

siguruar me konventa apo traktate, të gjitha këto të

ratifikuara nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.

Megjithëse legjislacioni i mbrojtjes së të drejtave të njeriut

në Shqipëri është i plotë, problemi kryesor vazhdon te jetë

mungesa e implementimit efikas dhe efektiv të këtij

legjislacioni. Themelimi i institucionit të Avokatit të Popullit

në 1999 përbën një hap të rëndësishëm në garantimin e

këtyre të drejtave. Ndonëse teorikisht të gjitha të drejtat

bazë dhe liritë themelore të qytetarëve tanë janë të

garantuara, praktikisht çështja mund të ndryshojë. Në

Shqipëri nuk mungojnë strategjitë kombëtare për barazinë

gjinore, personat me aftësi të kufizuara, mbrojtjen e të

miturve dhe zhvillimin e shëndetit mendor, por disa nga

këto strategji nuk shoqërohen me implementimin e planeve

dhe burimeve buxhetore. Ligji i lustracionit, i miratuar në

kuvend vetëm me votat e maxhorancës dhe që synon të

përjashtojë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore apo

dhe parlamenti të gjithë ata që kanë punuar në strukturat e

sigurisë që prej 1944 deri me 1990, nuk përputhet me të

drejtën e një dëgjimi të drejtë si garanton neni 14 i Konventës

Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike.

Një tregues i mirë i Sigurisë Politike në vend është numri

total i çështjeve kundër shtetit shqiptar të paraqitura në

Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që është 146.

Zhvillimi i një plani konkret qeveritar ne fushën e të drejtave

të njeriut, duke inkorporuar planet ekzistuese specifike dhe

partneritet me aktorët e shoqërisë civile do të përbënte një

zgjidhje në implementimin e këtyre të drejtave.

d. Pritshmëritë demokratike

Pritshmëritë demokratike janë të lidhura ngushtë me

angazhimet që Shqipëria ka ndërmarrë përballë institucioneve

ndërkombëtare si NATO apo Bashkimi Europian. Rëndësia e

zgjedhjeve të ardhshme është faktor kyç, në veçanti në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!