22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

130 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

kontekstin e aspiratave të Shqipërisë në lidhje me Bashkimin

Europian. Pritshmëritë politike të Shqipërisë janë reformat e

ndërmarra për arritjen e kritereve politike të Kopenhagenit, të

cilat kërkojnë stabilitet të institucioneve duke garantuar

demokraci, shtet ligjor, të drejtat e njeriut dhe respekt e

mbrojtje të minoriteteve. Gjithashtu bashkëpunimin rajonal,

marrëdhënie të mira me fqinjët dhe anëtarët e tjerë të BE-së,

si dhe respekt për detyrimet ndërkombëtare. Në këtë kontekst

janë kryer edhe reformat dhe ndryshimet kushtetuese të Kodit

Zgjedhor dhe reforma në drejtësi. Megjithatë procedurat ligjore

kanë mbetur të ngadalta dhe kanë mungesë të theksuar

transparence.

e. Ndalimi i torturës, zhdukjes së personave dhe heqjen e

prangosjes dhe burgimit për motive politike etj.

Republika e Shqipërisë ka nënshkruar konventat që

ndalojnë burgosjen për arsye politike, torturën apo zhdukjen

e personave. Ka pasur akuza, të cilat lidheshin me

keqtrajtimin e të akuzuarve menjëherë mbas arrestimit apo

gjatë marrjes në pyetje. Ministri i Brendshëm ka deklaruar

se gjatë tre viteve të fundit janë bërë 128 raportime të

oficerëve të policisë prej Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm

në lidhje me veprime arbitrare që lidhen me ushtrimin e

dhunës. Pak nga këto çështje përfundojnë në gjykatë, shumica

e të cilave vetëm mbasi viktimat i janë drejtuar për ndihmë

Avokatit të Popullit. Që prej janarit, funksionet e

mekanizmave kombëtare (në protokollin shtesë të konventës

së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës) i janë besuar

Avokatit të Popullit, i cili në zbatim të detyrave të tij u vu në

dijeni dhe bëri publike disa raste të keqtrajtimit të qytetarëve

nga organet e rendit.

Sipas studimit të gazetës prestigjioze “The Economist”,

Shqipëria radhitet e 81-ta nga 167 shtete, për sa i përket nivelit

të demokracisë duke çelur e para radhën e shteteve me

“demokraci hibride”. Indeksi i Njësisë së Inteligjencës së

gazetës “The Economist” bazohet në pesë kategori: procesi

elektoral dhe pluralizmi, të drejtat civile, funksionimi i qeverisë,

pjesëmarrja politike dhe kultura politike. Këto pesë kategori janë të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!