22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

87

në probleme që buronin prej kërcënimit, përdorimit dhe

kontrollit të fuqisë ushtarake në kontekstin e konkurrencës

ndërkombëtare shtetocentrike. 1 Por pas Luftës së Ftohtë

koncepti i interesit kombëtar pësoi një transformim të

dukshëm, duke u zhvendosur nga përsiatja e sigurisë shtetërore

drejt përsiatjes së sigurisë 2 dhe mirëqenies së individit. Prioriteti

i analizës së konceptit të sigurisë gjatë kësaj periudhe u

zhvendos drejt asaj që u emërtua Siguri Njerëzore. 3 Siguria

njerëzore luan rolin e një instrumenti konceptual që përpiqet

t’i japë një përgjigje më të plotë në epokën bashkëkohore

pyetjeve: “Çfarë do të thotë të jesh i sigurt? Po i pasigurt? Siguri

nga se? Sa siguri?”, e kështu me radhë.

Megjithatë ideja se njerëzit duhet të jenë të sigurt në jetën e

tyre të përditshme nuk është as e re dhe as e papritur. Ajo

është shfaqur që në mesin e viteve ’60, kur një grup shtetesh

të pazhvilluara e përdorën atë si argument në favor të përsiatjes

së interesave të tyre ekonomiko-sociale. Në fillim të viteve

’90 siguria njerëzore si objekt analize mori trajtën e saj më të

plotë, e pasqyruar në punimet e një grupi të gjerë studiuesish,

të cilët nuk vinin tashmë vetëm nga fusha e marrëdhënieve

ndërkombëtare, por edhe nga fusha të tjera, si ekonomia,

mjedisi, shkencat ekzakte etj. Përkufizimi i parë i plotë i sigurisë

njerëzore shfaqet në vitin 1994, kur Programi i Kombeve të

Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në një deklaratë politike

nën siglën e Kombeve të Bashkuara e përshkruan Sigurinë

Njerëzore si: “… gjendje në të cilën individët lehtësohen nga

traumat që rrethojnë zhvillimin njerëzor, ose ku këto trauma

u mungojnë tërësisht” (UNDP 1994).

Së pari, siguria njerëzore nënkupton siguri nga kërcënime

kronike si uria, sëmundjet dhe represioni. Së dyti, ajo

nënkupton mbrojtje prej prishjeve të papritura e të dëmshme

të modeleve të jetës së përditshme - si në shtëpi, punë ose në

1 Dan Henk, “Human Security: Relevance and Implications”, Parameters,

Summer 2005, p. 91-106.

2 Shih Arnold Wolfers, “National Security as an Ambiguous Symbol”,

Political Science Quarterly, Vol. 67, No. 4 (Dec. 1952) f. 482.

3 Shih G. King, K. Murray, “Rethinking Human Security”, Political

Science Quarterly, Vol. 116, No. 4 (Winter 2001-2002), pp. 585-610.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!