22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

88 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

komunitete (UNDP 1994: 23). Së treti, ajo nënkupton

garantimin e sigurisë fizike nga dhuna, qoftë kjo e fundit

shtetërore apo e ushtruar nga aktorë joshtetërorë (si dhuna

politike, kriminaliteti, vdekjet nga aksidentet apo madje edhe

dhuna në familje). Raporti vazhdon duke pohuar se garantimi

i sigurisë njerëzore kërkon një qasje të përshkallëzuar dhe të

integruar për t’iu adresuar sigurisë ekonomike, të ushqimit,

shëndetësisë, mjedisit, personale, komunitare dhe politike. Ky

kuptim i sigurisë njerëzore kategorizohet si një prej

përkufizimeve të gjera dhe përbën bazën e ndarjes mbi

kuptimin e sigurisë njerëzore. Ai do të analizohet në seksionin

pasardhës.

Koncepti i sigurisë njerëzore nxjerr në pah faktin se realizmi

shtetocentrik nuk përbën më një argument të mjaftueshëm

sigurie, sepse ai nuk i adresohet në mënyrën e duhur sigurisë

së njerëzve brenda shteteve nga dhuna politike. Siguria

njerëzore, të cilës shpeshherë në analizat akademike i është

referuar si “siguri antropocentrike” ose si “siguri me fytyrë

njerëzore”, fokusohet në lirinë nga frika dhe në lirinë nga

varfëria të qenieve njerëzore 4 , duke iu larguar analizës në nivel

shtetëror e duke u përqendruar në nivelin individual të analizës

në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu, siguria lidhet tanimë

më shumë me individin sesa me shtetin, duke e konfirmuar

veten si prioritet dhe duke e orientuar analizën akademike drejt

qëmtimeve humanocentrike të sigurisë në epokën e sotme.

Por një artikulim i tillë do të ishte i paplotë nëse nuk do të

përmendim se analiza e sigurisë njerëzore nuk bëhet në kurriz

të sigurisë shtetërore, por si një shtesë përplotësuese e saj.

Siguria njerëzore si fushë studimi brenda marrëdhënieve

ndërkombëtare ka nxjerrë në pah zgjerimin e konceptit të

sigurisë, për të përfshirë brenda tij jo vetëm dimensionet

ndërshtetërore e ndërkombëtare të sigurisë njerëzore, por edhe

ato brendashtetërore. Paralelisht, zhvillimi i konceptit të

sigurisë njerëzore nxjerr në pah edhe qasjen që konstaton

rritjen dhe ndryshimin e kërcënimeve si ndaj njerëzve ashtu

4 Shih Thakur, R dhe Newman, E. (ed.) (2004), “Broadening Asia’s Security

and Discourse Agenda“, Tokyo: United Nations University Press, f. 347.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!