22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

44 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

patriotike (si përcaktohet në marrëveshje), por edhe shitjen

pasuese të raketave shtesë dhe pajisjeve të tjera të teknologjisë

së lartë Polonisë.

Polonia do të mirëpresë përpjekjet e administratës së re për

te kthyer imazhin e Shteteve të Bashkuara jashtë dhe për t’u

angazhuar në aktivitete rigjeneruese dhe promovuese të

demokracisë, veçanërisht në zonën post-Sovjetike. Ajo është

pothuajse gati të nënshkruajë idenë e “Komunitetit të

Demokracive” si u propozua nga kandidatët kryesorë

presidencialë. Polonia ka shpresa se ky projekt do të ngrihet

mbi Këshillin e Komunitetit të Demokracive, i cili u themelua

në zgjimin e deklaratës së Varshavës në qershor 2000.

Kërkesa e vazhdueshme e qytetarëve polakë për të marrë

viza para se të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, akoma

shkakton fyerje masive drejt administratës së Shteteve të

Bashkuara. Çfarëdo progresi në këtë fushë do të ndihmojë në

përmirësimin e perceptimeve publike të marrëdhënieve

Polako-Amerikane.

Perceptimi i Polonisë për agjendën transatlantike është

krijuar gjerësisht nga ngjarjet e fundit në Gjeorgji. Progresi

në Lindjen e Mesme (Iran, Irak dhe Palestinë) shihet si

domethënës deri më tani meqenëse ky progres mund të lejojë

Shtetet e Bashkuara dhe BE-në t’i përkushtojnë më shumë

vëmendje Rusisë së rigjallëruar. Çështje të tjera si ndryshimi

klimaterik, të cilat janë prioritet për partnerët e Polonisë në

BE, shihen si më pak urgjente. Kjo nuk do të thotë se Polonia

do t’i kundërvihet agjendës transatlantike të BE-së në këto

dhe në fusha të tjera të politikave. Përkundrazi, Polonia ka

mundësi të mbështesë politika të tilla për aq sa nuk bien në

kundërshtim me objektivat e politikave të jashtme polake.

Rumania

Gilda Truica, Instituti Europian i Rumanisë,

Bukuresht

Gjatë presidencës së Bushit, dy terma kanë koinciduar me

përmbushjen e synimeve të rëndësishme në agjendën

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!