22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

79

pozitive. Ngjarjet në Kaukaz kanë konfirmuar në mënyrë të

veçantë sesa absolutisht i drejtë është sot koncepti i një traktati

europian për sigurinë. Kjo do të na jepte çdo mundësi për të

ndërtuar një sistem të qartë sigurie të integruar dhe solid”.

Më 31 korrik të po atij viti, një dekret presidencial i

nënshkruar, sqaronte ndryshimet e theksuara më sipër.

Koncepti i ri i politikës të jashtme thekson këto objektiva të

federatës:

Zhvillimet ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve

ndërkombëtare në fillimin e shekullit XXI dhe fuqizimi i Rusisë

kërkojnë rivlerësimin e situatës së përgjithshme rreth Rusisë,

rivlerësimi i prioriteteve të politikës së jashtme të Rusisë për

duke marrë në konsideratë rritjen e rolit të vendit në çështjet

ndërkombëtare, përgjegjësisë së tij më e madhe për zhvillimet

globale dhe mundësitë respektive për të marrë pjesë në zbatimin

e agjendës ndërkombëtare, ashtu si dhe të zhvillimit të saj.

Në terma më konkret, tre çështje të ndërthurura të sigurisë

janë adresuar dhe kundërshtuar nga Rusia me sukses: 1)

mbrojtja raketore, 2) zgjerimi i NATO-s me Ukrainën dhe

Gjeorgjinë, 3) dhe Traktati e CFE-së. Të tre këto çështje janë

trajtuar në forume të ndryshme, në takime në nivele bilaterale

dhe multilaterale. Arkitektura ekzistuese e sigurisë e bën të

vështirë për të diskutuar për mbrojtjen raketore jashtë dialogut

bilateral SHBA-Rusi. Aktualisht, ka disa linja të dialogut mbi

sigurinë, të cilat nuk mbivendosen domosdoshmërisht. Për

shembull, BE nuk ka kompetenca sipas Artikullit V të Traktatit

të BE-së për të diskutuar çështje të sigurisë të

infrastrukturoreve. Kështu që, vendet anëtare, janë të afta për

të ndjekur objektivat e tyre kombëtare përmes bisedime

bilaterale me vendet jo anëtare të BE-së. Zgjerimi i NATO-s

është më shumë një temë ndarëse mes shteteve anëtare

krahasuar me planin e SHB për të zgjeruar mbrojtjen raketore

në Europë. Kështu që mosmarrëveshjet për zgjerim çuan në

një vonesë ndaj ofertës për Plane Veprimi për Anëtarësim ndaj

vendeve kandidateve. Për sa i përket armatimit konvencional,

ka një shqetësim të përbashkët të vendeve anëtare rreth

vendimit rus të dhjetorit 2007 për të shtyrë zbatimin e Traktatit

të CFE-së. Për të përfunduar, shtetet anëtare të BE-së e kanë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!