22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

34 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

kishte preferuar McCain. Pavarësisht nga kjo, prioritete

kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve janë: sigurimi i

një zgjidhje paqësore për krizën nukleare me Iranin, duke

synuar një Angazhim ndaj procesit të post-Kiotos (përfshirë

dhe një rol udhëheqës për dhe një angazhim nga SHBA) dhe

integrimin e mëtejshëm ekonomik transatlantik.

Irani është një çështje relativisht delikate për Gjermaninë

pasi Teherani është partneri i dytë më i madh tregtar i BE-së.

Nxitja e Uashingtonit për sanksione më të ashpra bie në

konflikt me interesat e Berlinit për t’u armiqësuar në mënyrë

të panevojshme me komunitetin e biznesit gjerman.

Megjithatë nga pikëpamja e gjermane nuk ka alternativa për

qasjen e dyfishtë karotë-dhe-shkop. Ndërsa Berlini pret

përfshirje më të drejtpërdrejtë dhe më të madhe të SHBA-së

në përpjekjet për negocim me Iranin, të gjitha fraksionet

politike ngelen në kundërshtim të fortë ndaj “zgjidhjeve”

ushtarake.

Ndryshimi i klimës është një çështje me peshë në Gjermani:

Berlini pret që SHBA të bëjë hapa konkretë dhe t’i qëndrojë

angazhimeve të saj të marra në Heiligendamm për të ulur

emetimet e dioksidit të karbonit si pjesë e procesit të OKB-së.

Një projekt tjetër i dashur për Gjermaninë është Këshilli

Transatlantik Ekonomik, i krijuar në prill 2007 na samitin

SHBA-BE në Uashington. Berlini ka ndër mend të çojë

përpara punën e këshillit në 2009. Pritshmëritë janë që këshilli

të bëhet më pak i politizuar dhe nxitjet proteksioniste të

administratës së re dhe Kongresit të SHBA-së të mos i

dëmtojnë këto përpjekje.

Kriza e Gjeorgjisë e gushtit 2008 ka nxjerrë çështjen se si të

menaxhohet Rusia si çështje në krye të agjendës transatlantike:

Gjermania preferon një qasje më përfshirëse ndaj Moskës dhe

pret që Uashingtoni të veprojë në harmoni me BE në lidhje

me Rusinë. Masat e ashpra si përjashtimi i Rusisë nga G8 ose

bllokimi i hyrjes së saj në OBT shihen si kundërproduktive

dhe do të çonin në grindje serioze transatlantike nëse do të

ndiqeshin nga SHBA. Berlini ka lajmëruar megjithatë se do

të rishikojë marrëdhëniet tradicionalisht miqësore me Rusinë

mbas veprimeve të saj në Gjeorgji.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!