22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ÇËSHTJE TË SIGURISË - 12

111

të ngadaltë, por të qëndrueshëm në përmirësimin e cilësisë së

ligjit për mjedisin, megjithatë implementimi dhe zbatimi i tij

lënë ende shumë për të dëshiruar. Duke iu referuar raportit të

vitit 2008 të KE-së, Shqipëria ka bërë deri diku progres në

fushën e legjislacionit horizontal, por megjithatë progres i

limituar vihet re në përmirësimin e kualitetit të ajrit në zonat

urbane dhe menaxhimin e mbeturinave në tërësi. Në këtë

raport vlerësohet se një progres i pjesshëm është bërë edhe në

fushën e mbrojtjes së natyrës dhe përmirësimin e cilësisë së

ujit. 32

Emetimet nga automjetet e vjetra që qarkullojnë në rrugët

e Shqipërisë si dhe aktiviteti i industrisë së rëndë, janë një ndër

shkaqet kryesore të ndotjes mjedisore në Shqipëri. Qeveria

aktualisht nuk ka të përcaktuar një politikë të qartë afatgjatë

se si të mund të reduktojë ndotjen e ajrit dhe të minimizojë

emetimet e gazit të dëmshëm nga 2 burimet e lartpërmendura.

Bazuar në Raportin e KE-së, zbatimi i ligjit ekzistues mbi

emetimin e gazrave të automjeteve në ajër dhe mbi cilësinë e

karburanteve, është mjaft i dobët. Ndërkohë rezultatet e

monitorimeve për sa i përket emetimeve të gazrave të

rrezikshëm në atmosferë janë ende shumë larg në standardet

e kërkuara nga OBSH-ja dhe BE-ja. Si rrjedhojë studimet

kanë treguar se çdo vit vetëm në kryeqytetin shqiptar

gjenerohen 56000 ton pluhur ose, e thënë ndryshe, 70 kg

pluhur në vit për çdo qytetar. Shumica e këtij pluhuri

prodhohet nga grimca të holla (PM10), të cilat është vërtetuar

se janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të sëmundjeve

kanceroze të shkaktuara. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë më

shumë se 1400 raste të ndryshme kanceri janë të lidhura me

shkallën e lartë të ndotjes mjedisore në Shqipëri, shumica e të

cilave në kryeqytet. Një studim i publikuar në tetor 2007 nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë, zbuloi se ndotja e ajrit

është përgjegjëse direkte për 200 vdekje të shkaktuara çdo vit.

Menaxhimi i mbeturinave urbane, gjithashtu vazhdon të

jetë një kërcënim kryesor për ambientin. Depozitimi i

32 Commision of European Communities, Albania 2008 Progress Report,

Brussles. 05.11.2008.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!