22.12.2012 Views

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

Security Issues - IDM Albania

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

106 INSTITUTI PËR DEMOKRACI DHE NDËRMJETËSIM

MSA-së. 25 Në këtë marrëveshje siguria ushqimore përcaktohet

si një detyrim që duhet të përputhet me njësimin e standardeve

dhe kritereve teknike minimale me ato të BE-së. Në rrugën e

saj drejt integrimit evropian, Shqipëria duhet të vendosë rregulla,

po aq shtrënguese sa edhe BE-ja, në garantimin e sigurisë

ushqimore. Kjo qasje e re synon mbikëqyrjen e kujdesshme të

ushqimit për njerëz dhe kafshë sipas parimit nga “stalla te tavolina”

në të gjithë fazat e prodhimit, përpunimit, ruajtjes, transportimit

dhe tregtimit deri në konsumimin e tyre. Në këtë mënyrë

autoritetet shqiptare duhet të përballen me sfidën e ngritjes së

strukturave efektive që vlerësojnë rrezikun e ndotjes apo infektimit

të produkteve ushqimore vendase dhe atyre të importit dhe për

të kryer këtë detyrë ato duhet të kenë bashkëpunimin e plotë të

fermerëve, tregtarëve, konsumatorit etj. 26

Siguria ushqimore në këtë rast nënkupton prodhimin e

produkteve ushqimore të ndryshme të shumëllojshme, bazuar

në cilësinë e kriteret teknike të sigurisë të përcaktuara në Ligjin

Nr. 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” 27 . Një nga

ndryshimet kryesore që kanë ndodhur në konceptin e sigurisë

ushqimore është mbrojtja e mjedisit dhe mbështetja e

fermerëve në prodhimin e produkteve organike.

Përkundër faktit se Shqipëria është ende një vend në

zhvillim, siguria ushqimore në vend tashmë përballet me një

25 Këto elementë përcaktohen qartë edhe në Ligjin Nr. 9590, datë 27.07.2006

“Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizimi-Asocimit (MSA) mes RSH

e Komunitetit Europian e shteteve të tij anëtare (Fletore Zyrtare Nr. 87,

viti 2006, fq. 2955); Ligji Nr. 9591, datë 27.07.2006 “Për ratifikimin e

Marrëveshjes së Përkohshme mes RSH e Komunitetit Europian për tregtinë

e bashkëpunimin tregtar (Fletore Zyrtare Nr. 89, viti 2006, fq. 3249), fq.

2955) ashtu si edhe në VKM Nr. 463, datë 05.07.2006 “Për miratimin e

Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit”

(Fletore Zyrtare Nr. 80, viti 2006, fq. 2307).

26 VKM Nr 797, datë 14.11.2007 “Për miratimin e Strategjisë ndërsektoriale

për mbrojtjen e konsumatorit e mbikëqyrjen e tregut 2007-2013 “Fletore

Zyrtare Nr. 171, Viti 2007, faqe 5205) dhe Ligji Nr. 9902, datë 17.04.2008

“Për mbrojtjen e konsumatorëve” (Fletore Zyrtare Nr. 61, Viti 2008, Faqe

2703).

27 Ligji Nr. 9863, datë 28.02.2008 “Për ushqimin” (Fletore Zyrtare Nr. 17,

Viti 2008, faqe 581).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!