13.07.2015 Views

muzika 1-5.cdr - Media Print

muzika 1-5.cdr - Media Print

muzika 1-5.cdr - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shprehitë korale. Zotërimi i shprehive vokale, kushtëzon në një masë të konsiderueshmetingëllimin e mirë koral. Të kënduarit bukur dhe në harmoni i një grupi koral, varetnga zbatimi i shprehive vokale (frymëmarrja, intonizimi i tingujve, diksioni) prej çdo nxënësi.Mësuesi/ja përpiqet që synimi i të kënduarit të jetë uniteti tingëllues përmes pjesëmarrësve tëkorit në klasë.Frymëmarrja. Procesi i frymëmarrjes përbëhet prej dy momentesh kryesore: marrjesdhe nxjerrjes së frymës, që duhet të jenë aktivë dhe të organizuar. Nxënësit duhet të mësohenqë të marrin frymë para fillimit të këngës dhe ta konsumojnë me ngadalë, qetësisht e pa nxitim.Aftësia për të zotëruar frymëmarrjen fitohet duke bërë mjaft ushtrime për të mbajtur zërin përnjë kohë sa më të gjatë dhe pa e dobësuar intensitetin.Dallohen dy tip frymëmarrjesh:1. Frymëmarrje me kraharor, që siguron një frymëmarrje mjaft të plotë.2. Frymëmarrje diafragmatike, që siguron një frymëmarrje më të thellë.Në një këngë të shpejtë, të gjallë e të gëzuar përdoret frymëmarrja me kraharor, ndërsa në njëkëngë të ngadalshme, të shtruar, të lidhur, melodioze ose përpara një fraze të gjatë do të merretfrymë thellë (diafragmatike).Intonacioni. Të këndosh me saktësi do të thotë të nxjerrësh zërin me një lehtësi të caktuarsipas diapazonit, dhe të kontrollosh e të bashkosh zërin me atë të koristëve të tjerë, si nërastin e këngës korale. Për këtë, rol të madh luan zhvillimi i veshit muzikor, i shijes muzikore,të cilat i bëjnë të aftë fëmijët që të kontrollojnë zërin në mënyrë të vazhdueshme. Për të realizuarintonacionin e saktë, duhet të vendosen nxënësit në mënyrë të tillë, që të përfitojnë nganjëri tjetri. Mësuesi duhet të gjejë tinguj primarë të zërit, që nxënësit i këndojnë me saktësi dhet’i stërvitë të këndojnë tinguj më të afërt me të, duke zgjeruar gradualisht diapazonin e tyre.Të kënduarit e disa ushtrimeve të shkurtra të përbëra prej dy tre tingujsh të akordit melodik,apo si dhe të kënduarit e melodisë me gojë të mbyllur ose me rrokje të hapura (la, la,), ndihmojnëpër t’u intonuar saktë, sepse në këto raste e gjithë vëmendja përqendrohet në këtë gjë.Rëndësi të madhe në intonacion ka edhe gjendja emocionale, qëndrimi aktiv i tyre ndaj këngësqë mësojnë e këndojnë dhe shkalla e interesimit të tyre. Intonimi i saktë i intervaleve, ndihmonnë zhvillimin e mëtejshëm të një të kënduari të saktë në kor.Diksioni. Në muzikën vokale një diksion i mirë është po aq i domosdoshëm, sa edhetë intornuarit saktë. Mësuesi/ja duhet të ketë parasysh t’u kërkojë nxënësve të këndojnë qartëe kuptueshëm fjalët, në mënyrë që dëgjuesit t’i kuptojnë ato pa vështirësi.Faktorët kryesorë janë:a) Shqiptimi i qartë i tingujve muzikorë e bashkëtingëlloreve të fjalëveb) Theksimi i drejtë i tyre.a) Shqiptimi i saktë i tingujve është i kushtëzuar nga një artikulim i drejtë, domethënënga një lëvizje e përshtatshme e buzëve, gjuhës, nofullës së poshtme, me pjesëmarrjen e tëcilave formohen zanoret dhe bashkëtingëlloret. Lëvizja e buzëve varet nga karakteri i këngësqë do të këndohet. Kujtoni që rrokjet e nënvizuara këndohen butë.b) Shqiptimi i drejtë, korrekt e letrar i fjalëve të tekstit të këngëve, duhet të jetë nëqendër të vëmendjes të mësuesit/es. Duhet të vihen në dukje si rrokjet e theksuara, ashtu dhefjalët mbi të cilat bie theksi logjik.11

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!