15.11.2012 Views

Ivan Dobnik - Vilenica

Ivan Dobnik - Vilenica

Ivan Dobnik - Vilenica

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Orfeu

Jeta jote – burgosur aq mirë,

Mbështjellë puthitur e pa drojë

Me fletët rrotullame të një qepe

E flijoi, ah, thelbin e vet

Me të mshehtat e mbrame –

Kur tehu i thikës feksi

Ngulmueshëm, duke grirë

Zemrën tënde të njomë -

Topitur erudicionesh fiktive.

Lotët e Euridikës në kuzhinë

S’kanë tjetër shkak

Pos faktit

Që ti je i vetmi ingredient lotsjellës

Në sallatën e rëndomtë familjare.

Engjëj në krizë

Moskë, 2001

Agron Tufa · 279

...Sa qeshë kthyer nga lufta e fundit. Duart më hanin për parmendë,

andaj mësyva drejt plevicës. Shtyva deriçkën dhe, kur sytë më qenë

mësuar me mugun e lagështirtë që kundërmonte erë të përndezur

myku, mend më mbyti dhimbsuria nga pamja kundruall: - një deng

me engjëj që teshtinin në qoshe. Njërit i qenë përskequr bajamet e nuk

gëlltitej dot, nësa një tjetri, gulshe ngashërimash i fureshin në gabzherr.

Engjëj të tjerë anemikë, memzi më thanë me gjysmë zëri se shoku i tyre

paskësh rënë tragjikisht në dashuri me harkun e një sharre dhëmbërënë

në murin përkarshi, nësa përgjigjja vononte. Engjëlli i tretë përpiqej

dëshpërueshëm të spikaste me shenja, por s’ia dilte dot, ngase një engjëll i

katërt, për shaka, i rraste dorën gjer në ezofag, sapo sivëllai i tij gogësinte.

Dhe gogësinte ky i gjorë krye çdo dy-tre minutash. E dhimbshme – t’i

shihje ashtu, të zbehtë e të ndryshkur lagështire, mbledhur stivë në

qoshk, as me qenë duaj thekre. I trazova me sfurk dhe i qita jashta për

diell. Mandej urdhërova shërbëtoren t’i gostiste me çaj të nxehtë e biskota

dhe lypa të dija, me shpresë mos ndërmendnin sadogrimë, misionet e

tyre të harruara.

Tiranë 01 .01 .2002

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!