20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

• Komentoni pikturën për nga karakteri surrealist i saj.

Figura e kalit me dy heronjtë mbi qytet, ngjyrat, por edhe vetë subjekti.

• Sillni në klasë shembuj ku një subjekt i folklorit është stilizuar në forma

të artit modern dhe përfundimet në të cilat dalim.

Kemi rastin e Mujit dhe Halilit, apo Bajlozit, Gjergj Elez Alisë etj. Përfundimi

lidhet me funksionin universal dhe estetik të artit, ç’ka do të thotë se nuk ka

rëndësi subjekti, koha, apo vendi i tij si produkt, rëndësi ka mjeshtëria

artistike mënyra si është dhënë, dhe pikërisht kjo e bën të pavdekshme atë.

Shpjegohen: 1. Teksti përshkrues dhe shkrimi i tij, 2. Struktura e tekstit

përshkrues, 3. Karakteristikat gjuhësore të tij.

• Cila është teknika që Mitrush Kuteli ka përzgjedhur për të bërë lidhjen mes

hyrjes dhe zhvillimit të tezës së tij? Ç’mund të thoni për pritshmëritë që ju

shkakton kjo teknikë?

Ca më shumë: mundet të thuhet se shumica e kombeve janë më fort unitete

gjuhësore edhe kulturale se sa unitete raciale (Identifikimi ku përcaktohen

gjithë subjektet pjesëmarrëse në përshkrim: unitete gjuhësore, kulturore,

raciale.) – sepse brenda tyre ngjan të jenë tretur kombësi të ndryshme, dyke

lënë gjuhën e vjetër për të renë. E mirë, e keqe, kjo përzierje, është një

realitet. (Parimi metodologjik kontrastues)

Përmjet gjuhës një popull shquhet nga popujt e tjerë, përmjet saj lidh brezat

verigë pas verige, përmjet saj shpreh ndjenjat e veta. (Përkufizimi i

përgjithshëm mbi subjektin e gjuhës dhe kombit)

Lidhja përmes brezave bëhet më e fortë kur gjuha është e shkrojtur.( Pika

lidhëse mes hyrjes dhe tezës është në formën e një deklarate )

• Analizoni aspektin human dhe njerëzor shqiptar në argumentin e parë të

shpjeguar nga Kuteli. Përpunojini ato duke i zgjeruar edhe më shumë.

Përkufizojeni këtë tezë.

Qysh e shohim ne zhvillimin e letërsisë shqipe?

Ja se qysh:

- Jemi njerëz, pra në shkrimet tona do pasqyrohet më parë njeriu. Dhe kur

themi “njeri” kuptojmë anët positive të tij, virtutet e tij.

Del në pah misioni i rëndësishëm i një shkrimtari shqiptar, para së gjithash

lidhur me kultivimin e gjuhës. Ky mision e karakterizon shkrimtarin shqiptar

si njerëzor dhe me vlera që i burojnë nga funksioni shoqëror të cilin Kuteli i

konsideron pozitive dhe të virtytshme.

- Jemi shqiptarë, pra në shkrimet tona do pasqyrohet më parë nga çdo tjatër

njeriu shqiptar, kombi vetë – ay që ish, që është e që do jetë.

Pra letërsia shqipe pasqyron kulturën shpirtërore, estetike dhe etike të kombit

shqiptar në mënyrën më universale të mundshme: mes të shkuarës, të

tashmes dhe së ardhmes. Kjo do të thotë se misioni i shkrimtarit është i tillë që

t’i ruajë, konservojë, zhvillojë e përpunojë e reklamojë vlerat e kombit të vet.

Përkufizimi i tezës: Shkrimtari nëpërmjet letërsisë është mesazheri i kulturës

kombëtare për vlerat tradizionale, ato qytetare dhe ato që po zhvillohen e do

të kërkojë e ardhmja.

104

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!