20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tyre, dhe pikërisht këtu qëndron cinizmi therës. Ai betohet mbi diçka që

vajzat e tij nuk e kanë parim-nderin. Po betimi nuk u drejtohet atyre në fakt,

por dëshirës që plaku Gorio ka për ta përmbushur me sukses detyrën e

prindit. Dhe kulmi i cinizmit: A ka më fuqi plaku Gorio të punojë? Të gjitha

këto janë fjalë drejtuar vajzave, për t’u thënë atyre se suksesi im në sytë tuaj

varet nga të ardhurat që ju siguroja, por që jeta as fillon e as mbaron aty.

Dëshira e Gorioit për të fituar miliona lidhet me dëshirën e Gorioit për të

pasur sërish pranë vajzat e veta. “Me atë plan që kam miliona do të fitoj,

miliona. Asnjërit s’i ka rënë ndër mend. Dhe fidet nuk prishen rrugës si gruri

ose mielli. Po! Po! Niseshte! Miliona mund të fitosh me të, miliona!”

• Arsyetoni dozat e sarkazmës dhe të dashurisë në lutjen e Xha Gorioit: “Nuk

do t’i gënjeni, miliona u thoni, edhe nga lakmia sikur të vinin, s’ka gjë, le të

më gënjejnë, po veç të vijnë”.

Sarkazma qëndron në faktin se ai thotë: 1. nuk do t’i gënjeni, ku siç e thamë më

parë, ai s’ka kohë fizike të merret me to, 2. miliona: që nuk bëhen sa hap e mbyll

sytë, 3. lakmia-këtu fillon realizmi kritik, 4. le të më gënjejnë, po veç të vijnë,

është maja e sarkazmës, thënë ndryshe: Unë e di që ju më doni për para, por

hajdeni. Këtu sarkazma është e dyanshme:1. drejt vetes dhe 2. drejt vajzave.

• Komentoni fytyrën kërcënuese të Xha Gorioit mes tmerrit të vetmisë,

mosshpagimit dashuror dhe vdekjes, si mungesë për një shans të dytë.

“Dua t’i shoh. Dua vajzat e mia! I kam bërë vetë, janë të miat! – thirri ai duke

u ngritur më të ndenjur e duke kthyer nga Eugjeni kokën e tij me flokë të

bardhë e me një shprehje të tmerrshme në fytyrë që tregonte kërcënim.”- Xha

Gorioi është duke provuar ndjesinë më të rëndë të paravdekjes: atë të

braktisjes nga ana e fëmijëve. Kjo braktisje ka shkaktuar vetminë e disa

llojeve: mungesën e dashurisë, të respektit, përkushtimit, ndjeshmërisë, etj.

Pikërisht koha ka kaluar tanimë dhe ai kurrë nuk do të ketë mundësi

rikuperimi të marrëdhënieve me vajzat e veta.

• Analizoni dhimbjen e tërbuar të plakut Gorio mes realitetit dhe realizmit të

këndvështrimit të tij ndaj situatës.

“- Po të mos vijnë? (Realiteti) – përsëriti plaku, duke qarë me dënesë

(realiteti)– Po unë do të vdes, do të vdes i tërbuar, po i tërbuar! (realizmi) Po

tërbohem! (realizmi) Ja, tani po më del përpara syve gjithë jeta ime. Jam

gënjyer! (realizmi) Ato nuk më duan, s’më kanë dashur kurrë (realitetrealizëm)!

Duket sheshit. Gjersa s’erdhën, s’kanë për të ardhur. (realitetrealizëm)

Sa më shumë që të vonohen, aq më zor do të jetë që të vendosin për

të ma dhënë këtë gëzim. (ironi)”Xha Gorioi e ka ndërtuar nëpërmjet këtyre tre

qëndrimeve dhimbjen që është duke përjetuar 1. duke parë realitetin në sy,

2. duke gjykuar me realizëm, 3. duke qenë i pafuqishëm për të ndryshuar

gjërat, atij i duhet të jetë ironik. Përdorimi i fjalës i tërbuar, me të cilën ne

zakonisht përcaktojmë gjendjen e kafshëve, lidhet me sjelljen aspak njerëzore

të vajzave dhe jo me zemëratën që po përjeton Gorioi.

• Si e gjykoni ju sjelljen e Delfinës dhe Anastasias ndaj babait të tyre,

mosrespekin ndaj familjes, por edhe jetës.

Thelbi i kësaj sjelljeje qëndron tek mosedukimi i mirë, por edhe tek çedukimi

i ndjenjave që ato pësuan në të ri të tyre.

• Përshkruani sjelljen e vajzave të Gorioit nëpërmjet syve të babait të tyre.

96

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!