20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ujin jetëdhënës i cili ka fuqi hyjnore, të purifikojë, pra të pastrojë natyrën,

peizazhin në rastin tonë të Shkodrës.

• Cilat janë përfundimet tuaja mbi poezinë? Argumentojini ato

Poezia “Lirikë me shi” është një poezi e cila përshkruan një natyrë të vrazhdë,

me shi. Ky shi me efekte purifikimi dhe ringjalljeje, ripërtërin natyrën e

“vrarë” nga luftërat, nga dhembjet e plagët të shkaktuara nga luftërat që kanë

shënuar historinë e kombit tonë. Në këtë poezi përshkruhen bukuritë e

Shkodrës, të cilat pavarësisht plagëve të kohës, nuk e kanë humbur

hijeshinë e tyre, kanë mbetur po të njëjtat.

• Zbuloni raportet poet-art në poezi. A nxirret mesazh etik nga leximi i

poezisë?

Poeti ka derdhur gjithë ndjenjat dhe emocionet e tij në shkrimin e poezisë

“Lirikë me shi”. Çdo poezi është art më vete, një botë tjetër brenda botës

sonë. Në të duhen shkrirë elementet njerëzore dhe mbi të gjitha ndjenjat

njerëzore. Kur lexon poezinë, e kupton më së miri gjendjen shpirtërore që ka

pasur poeti gjatë shkrimit të veprës.

Lasgush Poradeci (1899-1987)

Ora I

Objektiva:

a) të stimulohet nxënësi për leximin e veprës;

b) Të kuptohet figura e Lasgush Poradecit si figura e një reformatori të artit

poetik shqiptar dhe e një liriku të përjetshëm;

c) Të kuptohen burimet e poezisë së Poradecit;

d) Të diskutohet mbi vendin e Poradecit në letërsinë shqipe.

• Cilat qenë disa nga risitë poetike të vëllimeve “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i

zemrës”? Përshkruajini ato.

Në vëllimin “Vallja e yjeve” si rrallëherë në poezinë shqipe vjen një magji e

pastër e një gjuhe simboliste e cila nëpërmjet renditjes logjike të mendimit

objektiv-poetik sjell fillesat e lirikës moderne shqiptare.

Si tek “Vallja e yjeve” ashtu edhe tek “Ylli i zemrës” Lasgushi përpiqet në

mënyrë të vazhdueshme për reformimin e gjuhës së pastër shqipe. Në

vëllimin “Vallja e yjeve” shkrimtari jep një gjendje vetëdijeje konkrete përmes

një gjuhe të ngjyrosur dhe simbolike.

• Ku u mbështet Lasgushi në gjuhën e tij dhe çfarë solli kjo?

Lënda poetike popullore është mjaft e përdorur tek poezitë e tij. Lasgushi ka

mësuar nga romantizmi gjerman dhe patosi i filozofisë romantike gjermane.

Ai u mbështet gjithashtu edhe nga paraardhësit e tij si: p.sh. “Naim

Frashëri”, të cilin Lasgushi e vlerësonte shumë, sepse ai dinte ta përdorte

fare mirë gjenialitetin poetik.

199

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!