20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kundërshtues me njëri-tjetrin, Nora mishërim i rebelizmit racional ndërsa

Helmer i puritanit të pandreqshëm.

• Çfarë simbolizon Helmeri sipas mendimit tuaj? Vlerësojeni atë nga

pikëpamja njerëzore, profesionale dhe sociale.

Helmeri simbolizon një person të dhënë tërësisht mbas vetvetes. Mënyra se si

ai zgjedh gjërat, gruan përfshirë, përkushtimi ndaj sundimit në profesionin e

tij, investimi për të qenë një person i respektuar nga shoqëria e bëjnë atë të

humbë anën njerëzore dhe të kthehet në simbol të hipokrizisë që po

përjetonte Norvegjia e kohës. Ai na shfaqet tërësisht egoist dhe mediokër

madje edhe në egoizmin e vet. Ai simbolizon njeriun me moral puritan dhe

paragjykues. Mënyra se si Ibseni e jep personazhin e tij Helmer, mund të

themi se ka ndërtuar një teatër (hipokrizie) brenda teatrit.

• Si e trysnon ngjarja personalitetin e personazheve? Analizoni nëpërmjet

kësaj trysnie thelbin e gjithsecilit prej tyre.

Helmeri (despoti mediokër) shkarkon Krogstadin (tradhëtarin potencial) dhe

ky i fundit i lutet Norës (objektit të shantazhit, femrës së brishtë) t’i thotë një

fjalë të shoqit, por drejtori i ri i acaroi më keq punët. Helmeri dëshiron ta

shkarkojë Krogstadin, jo vetëm për të kaluarën e tij të dyshimtë, por edhe për

faktin se ai dikur na i qenkësh drejtuar disa herë me “ti” (egoizmi mediokër).

Nora i ndërhyn të shoqit për Krogstadin, por ai nuk e merr seriozisht

ndërhyrjen e saj, ndaj e refuzon (familje pa komunikim, çift jo koherent).

Krogstadi i kanoset Norës për demaskim, se do t’i tregonte të shoqit ku i ka

marrë ajo paratë e udhëtimit për në Itali. Përveç kësaj, Helmeri merr vesh

edhe falsifikimin e saj (shkelja e ligjit, falsifikimi nga ana e Norës). Pa nxjerrë

gjë nga Nora, Krogstadi i shantazhon hapur të dy bashkëshortët. Ai i dërgon

Helmerit një letër, që nëse historia e mashtrimit të Norës bëhet publike, atij

do t’i ikë duarsh dhe posti i drejtorit të bankës. Nora torturohet në kërkim të

një rrugëdaljeje. Në fillim ajo koketnon me mikun e familjes, doktor Rankun

(kërkon rrugëzgjidhjen nëpërmjet avantazheve femërore). Ai është i

dashuruar heshturazi me Norën (objekti që nuk kapet, se në fakt nuk i takon

askujt), por është i dënuar me një fat të rëndë, me një sëmundje të

pashërueshme, sifiliz i trashëguar (simbol i degradimit në shoqëri). Ranku

është gati të bëjë gjithçka për hir të Norës (dashuria e verbër dhe e

pashpërblyer, në fakt Ranku është duke kërkuar një dritë për jetën) dhe do

t’ia kishte dhënë paratë, por ndërkaq sqarohet që Krogstadit i duhen jo

paratë, por diçka tjetër. Historia e doktor Rankut përmbyllet tragjikisht:

bashkëshortët Helmer marrin prej tij një kartolinë me kryq të zi, kryqi do të

thotë se doktori është mbyllur në shtëpi dhe nuk pranon kënd ta vizitojë. Ai

do të vdesë aty, pa i trembur miqtë me pamjen e tij (tërheqja nga shoqëria,

sepse askush nuk të do po nuk ishe i vlefshëm). Çfarë i mbetet Norës të bëjë

tjetër? Turpi dhe diskretitimi kërcënojnë burrin e saj, ndaj është më mirë t’i

japë fund vetes (mungesa e rrugëzgjidhjes për një shoqëri puritane)! Por i

pamëshirshmi Krogstad e paralajmëron se vetëvrasja është e pakuptimtë dhe

se në një rrethanë të tillë do të mbulohet me turp kujtimi i saj (pra Nora sipas

Krogstadit mbetet gjithsesi e turpëruar dhe e paragjykuar).

• Komentoni “ndihmën e papritur” të zonjës Linde dhe vendimin e Krogstadit

“për të qartësuar” Norën.

Ndihma vjen nga një anë e papritur (zgjidhja e konfliktit të njërës prej linjave

dramatike), nga mikesha e saj, zonja Linde. Në momentin vendimtar, ajo

168

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!