20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të epokës së Restaurimit, llogarinë gjakftohtë dhe mizorinë, që nuk lënë të

ngrenë krye ndjenjat fisnike.

Dëshmitari: Eugjen Rastinjaku; Rrëfimtari: është vetë autori.

• Ku dhe kur zhvillohen ngjarjet? Cilët janë personazhet dhe çfarë tipologjie

mbajnë mbi vete ata? Ngjarjet kryesore ndodhin në pensionin e zonjës Voker, në

fundin e nëntorit të vitit 1819. Këtu janë mbledhur shtatë bujtës në nevojë: në

katin e dytë - zonjusha e re Viktorina Tajfer me një kushërirë të largët,

madamën Kutyr; në katin e tretë fle një nëpunës që ka dalë në pension, Puareja

dhe një zotëri enigmatik në mesmoshë me emrin Votren; në katin e katërt – një

vashë lëneshë, madmauzel Mishono, një ish-tregtar bukësh Gorioi dhe studenti

Eugjen de Rastinjak, i cili ka ardhur në Paris nga Angulema.

• Zbuloni përbuzjen e bujtinarëve ndaj Xha Gorioit, si dhe raportin mes

mama Vokerit me të dhe “evolucionin regresiv” të këtij njeriu. Personazhi

Gorio lëviz banimin nga kati në kat. Ç’do të thotë kjo?

Të gjithë bujtinarët përbuzin së bashku xha Gorioin, të cilin dikur e kanë

quajtur “zotëri”. I vendosur te zonja Voker që më 1813, ai kishte zënë

dhomën më të mirë në katin e dytë (atëherë ai kishte para të madhe në duar

dhe pronarja e pensionit shpresonte se do t’i jepte fund ekzistencës së saj si

vejushë). Ajo kishte bërë shpenzime të mëdha për gjendjen e pensionit dhe

tavolinën e përbashkët të ngrënies, por Gorioi nuk i kishte vlerësuar

përpjekjet e saj. E zhgënjyer, mama Vokeri filloi ta shihte shtrembër Gorioin

dhe ai i justifikoi plotësisht parashikimet e këqija: pas dy vitesh ai u

zhvendos në kat të tretë dhe pushoi së ndezuri sobën gjatë dimrit. Arsyet e

kësaj rënieje nga vakti nuk i shpëtuan syve të mprehtë të bujtësve dhe

shërbëtorëve: te xha Gorioi më të rrallë vinin fshehtas dy dama të reja të

mrekullueshme dhe dukej haptazi që bastardi i vjetër e prishte pasurinë e tij

me dashnoret. Vërtet, ai u përpoq t’i paraqiste ato si bijat e tij, por kjo merrej

si një gënjeshtër e trashë që i zbaviste të gjithë. Në fund të vitit të tretë Gorioi

u shpërngul në katin e katërt dhe u katandis i veshur me zhele.

Kjo do të thotë që klasa sociale nga vinte secili personazh, varet nga kati ku

banoje, sa më lart aq më i varfër. Në fakt këtu kemi dy metafora: 1. lidhet me

klasat sociale se sa më të larta aq të degjeneruara dhe lidhet me familjet e

mëdha që përfshihen aty. 2. në vazhdim të së parës, Metafora II ka të bëjë me

personalitetin e Rastinjakut apo me atë arketip çka do të thotë që banon lart,

synon lart, po vepron ulët dhe i ulët mbetet.

• Si zhvillohet Eugjen Rastinjaku në Paris? Zbërtheni thelbin e këtij zhvillimi.

Balzaku vizaton te “Xha Gorioi” zanafillën e rrugëtimit të Eugjen Rastinjakut.

Ai është dëshmitar i ndjeshëm ndaj tragjedisë së Gorioit dhe ëndërron për një

punë të fituar me djersë. Rastinjaku hyn në roman i pajisur me ndjenja

fisnike, por në fund të romanit edhe ai përfshihet në “gjuetinë e milionave”,

pa i rezistuar llumit të asaj shoqërie, në të cilën synon të depërtojë.

Djaloshi i ri Rastinjak, i dehur me shkëlqimin e Parisit, vendosi të sulmojë

sallonet e shoqërisë së lartë. Nga gjithë farefisi i tij i pasur, Eugjen Rastinjaku

i vari shpresat te vikontesha Dë Bosean. Pasi i dërgon një letër rekomandimi

tezes së tij të moshuar, ai merr ftesë për një ballo. Djaloshi digjet nga dëshira

të afrohet më ndonjë damë të pasur dhe vëmendjen e tij e pushton kontesha

Anastasi de Resto.

75

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!