20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

duke i këshilluar që të nesërmen të gjejnë të gjitha pretekstet e

mundshme e të mos shkojnë në kantier. Ndoshta, një vështrim i shpejtë

sy më sy, ka mjaftuar që ata të merren vesh në çast me njëri-tjetrin. Pra,

në të vërtetë, vendimi nuk është marrë në mënyrë të njëzëshme nga të tre

vëllezërit, por është një imponim i shumicës (dy vëllezërve të mëdhenj)

ndaj pakicës (vëllait të vogël).

Gjeni pikat e lidhjes mes tyre dhe analizoni kushtëzimin për këto katër

elemente të legjendës.

Pakti i fshehtë, i bërë në bashkëpunim ose jo midis të dy vëllezërve të

mëdhenj, është ai dhe vetëm ai që, në fakt, çon në marrjen e vendimit për të

bërë theror njërën nga gratë, pra bën të mundur ngritjen e bedenave. Sipas

hipotezës që edhe vëllai i vogël do të mashtronte njëlloj si dy vëllezërit e

mëdhenj, është e sigurt që asnjëra nga gratë nuk do të shkonte ta çonte

ushqimin dhe atëherë sakrifica nuk do të mund të bëhej dhe ngritja e kalasë,

aq e nevojshme për familjen, nuk do të realizohej.

• Rilexoni këshillën e plakut dhe analizojeni atë nga pikëpamja pragmatike

dhe nga një qëndrim idealist. Krahasoni qëndrimin tuaj me atë të autorit. A

ju duken të mjaftueshme shpjegimet që jep ai?

Këshilla: Këshilla e plakut të huaj përmblidhet kështu: njëra nga tri gratë e

vëllezërve, që rastësisht do të caktohej të sillte ushqimin të nesërmen në

drekë në vendin e punës të tre vëllezërve, do të duhej të flijohej duke u

murosur e gjallë në themelet e mureve të kështjellës (ASPEKTI PRAGMATIK)

dhe prej andej do të kullonte pikë-pikë qumështi i gjirit të saj për të ushqyer

foshnjën e parritur, si për t’iu kujtuar brezave të ardhshëm se gjithçka që

ishte ndërtuar aty në mënyrë epike, ishte fryt i sakrificës së saj sublime,

mbështetej te kapërcimi i së pamundurës, te kapërcimi i jetës te vdekja dhe i

vdekjes te pavdekësia (ASPEKTI IDEALIST).

Shpjegohen tiparet e teksit shpjegues

• Analizoni gjithë tiparet e një teksti shpjegues që ka eseja “Ikja nga

kompleksi i Rozafës”, duke u përqendruar te qëllimi i shkrimit dhe si i është

qasur autori tezës. Mbështeteni analizën tuaj në pikat e mëposhtme:

- Hyrja, paraqitja e tezës, metodologjia, aktualiteti.

Në shkencat e sotme shoqërore ka një metodologji të caktuar për të përdorur

modernitetin në zbulimin e përmbajtjes së vlerave dhe domethënies së

kulturës tradicionale, si dhe tradicionalen për të lexuar më në thellësi

modernen. Fjala është, siç thuhet, për ta lexuar traditën nëpërmjet aktuales

dhe aktualen nëpërmjet traditës. Duke u mbështetur në këtë model të

arsyetuari, do të dëshironim të flisnim për qëndrueshmërinë e institucioneve

politike që ishin ngritur gjatë fazës së tranzicionit në Shqipëri, duke iu

referuar legjendës së stërvjetër, që ka marrë emrin e Rozafës. Ndërsa ikjen

nga pastabiliteti institucional, që ka karakterizuar fazën e tranzicionit

shqiptar, do ta emërtonim simbolikisht si ikje nga kompleksi i Rozafës, ashtu

sikurse fëmija ikën, në njëfarë mënyre, nga kompleksi i Edipit, pavarësisht

mesazheve të përhershme që ai i dërgon gjatë gjithë jetës së vet. Vështruar

kështu, e gjithë faza e tranzicionit të institucioneve politike shqiptare do të

konsiderohej si ikje nga kompleksi i Rozafës, pastabiliteti dhe shprishja

ciklike që ka karakterizuar “fëmijërinë” e tyre.

39

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!