20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përqasja e përgjithshme ndaj Tolstoit është se ai ka qenë artist i madh dhe

predikues i padurueshëm. Kjo do të thotë se letërsia e tij është e madhe,

shumëdimensionale dhe të dhuron përjetime të forta. Por nga ana tjetër ai

përpiqet që me urtësinë e mendjes që e karakterizon të japë moralizime e

predikime të karakterit etik.

Thelbi pedagogjik qëndron në disa novela që ai ka shkruar, të cilat në

thonjëza i dedikohen sjelljes së mirë e të moralshme.

• Cila është e vërteta e kontekstit të krijimit të Tolstoit si shkrimtar? Po e

vërteta tolstojane?

Tolstoi gjatë gjithë jetës ka bërë një luftë me vetveten nëpërmjet të cilës ai

kërkonte të vërtetën në art dhe në ndërgjegjen e tij. Të vërtetën ai e kërkoi aq

torturueshëm sa hera-herës e gjeti përpara këmbëve të veta. Ndodhi kështu

sepse Tolstoi artist ishte në thelb kjo e vërtetë. Për Tolstoin kërkimi i

mundimshëm i së vërtetës ka qenë më i çmuar se iluzioni i lehtë mbi të. E

vërteta e vjetër ruse me ngurtësinë e saj dhe me hijerëndën e vet, nuk ka

qenë kurrë një kuvendar i këndshëm. Jo e vërteta artificiale, por e vërteta

absolute, e pavdekshme, jo thjesht e vërteta absolute që spërndrit gjithë

botën me të vërtetën e saj. Kur Tolstoi e gjente atë në vetvete, në vezullimin e

imagjinatës së tij, ai pothuajse pavetëdijshëm prirej në rrugë të drejtë.

• Ku qëndron thelbi i krijimtarisë së Tolstoit në raport me metodën realiste të

paraqitjes së jetës?

Tolstoi zbuloi metodën e paraqitjes së jetës në mënyrë të atillë që i

korespondon përfytyrimit të lexuesit. Në këtë kuadër ajo cka rëndom quhet

realizëm i përshkrimeve tolstojane e ka kapërcyer vetë krijuesin e këtij

realizmi. Kjo ka ndodhur pikërisht për faktin se Tostoi ka qenë gjithmonë në

kërkim të së vërtetës dhe të paraqitjes artistike të saj.

Të vëzhguarit

• Komentoni fotot dhe personazhet. Vëreni tiparet e dy shkrimtarëve. Dalloni

se çfarë ka artistike në portretet e tyre. Po prej gjeniu?

Gorki paraqet shkrimtarin e ri me kapotë dhe me një borsalinë të një stili

tjetër. Tolstoi është shkrimtari me duart në mes, me mjekër dhe me një

kostum të një stili pak më tradicional.

Të dy portretet janë mjaft artistikë për nga impostimi i kokës. Gorki është i

fokusuar në një vështrim të largët, ndërsa Tolstoi sheh mprehtazi dhe

ngultasi drejt.

Gjenialiteti i këtyre figurave qëndron në detajin e ruajtjes së individualitetit

dhe pavarësisë artistike të secilit karakter në foto. Janë dy shkrimtarë, të dy

rusë, por janë krejt autonomë në qëndrimin e tyre ndaj njëri-tjetrit.

• A vërehen kufijtë mes moralistit dhe kërkuesit të së vërtetës në këtë foto.

Po. Në foto është mjaft e dukshme që Tolstoi është një natyrë moraliste, kjo

për faktin e pozicionimit të duarve, I cili tregon sigurinë e shkrimtarit në

raport me shoqërinë. Kërkimi I së vërtetës vërehet në vështrimin e tij të prerë

e të qartë si dhe aspak të shpërqendruar.

150

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!