20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Me padije sundohet populli, me force elita(domethënia estetike sepse ka të

bëjë me përjetimin e tiranisë dhe sundimit).

Kjo fjali, është çelës jo vetëm shtytës për rileximin e Prometheut, po dhe të

vlerësimit të tij në këtë ese, dhe të mënyrës së leximit të tij duke e lidhur me

aktualitetin, me përvojën personale e rrethin.

• Krahasoni qëndrimet e Konicës dhe të Kadaresë lidhur me trajtimin që i bëhet

universalitetit të figurës së Prometeut. (Ky ushtrim sugjerohet detyrë shtëpie)

“Eskili, ky humbës i madh”

Në esenë e tij të gjatë “Eskili, ky humbës i madh” (1988), Kadare vë figurën e

Prometeut, modernizuesit dhe krijuesit, kundër asaj te Zeusit,

administratorit apo përfaqësuesit të rendit.

Nëse çmimi i madhështisë njerëzore është tragjedia në një përballje të

përjetshme, edhe koncepti i fatalitetit duhet të pranohet gjithashtu.

Determinizmi dhe qëllimet tona nuk hyjnë fare këtu: të humbësh do të thotë

t’i nënshtrohesh natyrës sonë, si dhe të pranosh se ne i përkasim fare pak

vetes. Perënditë, edhe sikur të mos ekzistojnë, janë kundër nesh. Ne i

mohojmë, mirëpo ato na shkatërrojnë. Sa më shumë që përparon në leximin

e kësaj eseje, aq më shumë bindesh se, për Ismail Kadarenë, kuptimi i

Historisë është një virtyt tonik, i pashmangshëm, shkatërrimtar dhe i

domosdoshëm. Të kaluarën nuk mund ta pushtosh, as mund ta ndreqësh,

dhe nëse i del për zot, është e domosdoshme ta mbash parasysh: duhet

pohuar se ne jemi njëherazi zotërit dhe skllevërit e saj. Eskilit i ra në pjesë

një nga fatet e rralla që mund t’i bjerë njeriut: të fillojë tragjedinë, në atë

kuptim të madh që ne i japim sot. Natyrisht, përpara tij kishte pasur të tjerë

që koha i mbuloi me pluhur.

• Analizoni thelbin universal të interpretimit të Konicës lidhur me simbolikën

e gjithkohshme që karakterizon figurën e Prometeut. Përqendrohuni tek

karakteri mitik i kësaj figure.

Konica e interpreton fjalinë e famshme të rigjetur “Është kurdoherë i ashpër

kush ka pak kohë që urdhëron”, të shkruar para dy mijë e katërqind vjetësh,

që mundimet i ka si t’i kishte shkruar për kohët e reja dhe me hidhërim

stigmatizon njeriun e pasuruar nga lufta ose “ndonjë salepçi mbret që

rrëmben fuqinë në rrëmujë e sipër edhe, i dehur nga triumfi, vërtit kërbaçin

dhe kërkon gjah – se natyra e njeriut nuk ndërron”. Konica përfundon, se arti

duke zbuluar të vërtetën e kohës së vet zbulon të vërtetën e të gjitha kohëve.

• Diskutoni me njëri-tjetrin për “Prometenjtë” e kohërave moderne. Si shfaqen

ata në shoqëri dhe cili është misioni i tyre i dijes, paqes, sigurisë etj.?

Kush konsiderohet njeriu idealist i kohës sonë, p.sh, Figura e Bill Gates,

miliarder, shpikës i mikrosoftit, jep gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi.

• Debatoni mbi vendin që zë figura e Eskilit mes Euripidit dhe Sofokliut.

Konica e portretizon Eskilin si krijues që mëton të japë thellësinë e mendimit

universal të moralit të botës, dhe jo si një shkrimtar që mund të krahasohet

me mjeshtërinë elegante të Euripidit, as lirizimin e lulëzuar të Sofokliu. Pra

tipar dallues është forca e mendimit të Eskilit.

• Krahasoni figurën e Prometeut të Eskilit me personazhet e letërsisë së

kohës së re të Shekspirit, Hamletin dhe Mbretin Lir.

67

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!