20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shkrimi i përfundimeve:

Dhe kurorëzimi i veprës, fjalë plotë kryelartësi dhe forcë fisnike “Koha duke

përparuar do të japë gjithë mësimet.” (ideja universale)

Një librëz dyzetfaqesh. Mund ta ngrejë një foshnjë me majën e një gishti se ky

librëz është i lehtë si një pendë. Dhe nuk është vetëm një libër. Është një

monument (ideja e madhërishmërisë së figurës së Prometeut dhe artit të

Eskilit dhe universalizmi i mesazhit të librit). Dhe një monument me aq

rëndësi, sa njerëzit viganë të bashkuar e s’mund ta luajnë nga vendi.

(perspektiva e së ardhmes, që libri dhe mesazhi i tij janë të pafundëm, ndaj

dhe studimi mbi të s’do të rreshtë ndonjëherë).

• Analizoni tiparet e një eseje shpjeguese të tekstit “Prometeu i lidhur”.

Për këtë, nxënësit i përgjigjen pyetjeve si vijon:

1. A shpjegon një proces ky tekst? Po shpjegon një proces social-kulturor,

sepse ka të bëjë me fitoren e lirisë së shoqërisë, nëpërmjet dijes, njohjes

së të panjohurave dhe kulturës.

2. Cili është përkufizimi i përgjithshëm që përshkruan? Pak punë për një

dramë dhe me gjithë këtë është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzore,

është drama e përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij.

3. A përfshihen shpjegime të tjera? Po, si vijon:

Me rasën e këtyre fjalëve vëmë re afrimin e Prometheut të shtënë në hekura

për dashurinë që pati për njerëzit me Krishtin e kryqëzuar.

Një turmë simpatike e pyet Prometheun, cilat janë arsyet e mjerimit të tij.

“Është një mundim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mundim që të hesht,

sidoqoftë është një mjerim.”

Eskili i vë në gojë Prometheut një gjykim të thellë mi karakterin e tiranëve.

“Titanët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve.” I thonë: “Lëri fjalët e

kota, i gjej ndonjë shërbim për mundimet e tua”. “Është gjë e lehtë, - përgjigjet

Prometheu, kur e ke këmbën jashtë greminës t’i japësh mësime, të këshillosh

ata që vuajnë. Unë i prisja të gjitha këto që heq, fajin desha dhe e bëra, nuk e

mohoj dot. Kur u shërbeva njerëzve,e vura veten me të dhëmbura.”

Për inatin, për zemërimin, Eskili vë një fjalë shumë të hijshme me gojë të

Oqeanit. Oqeani i thotë Prometheut se fjalët janë mjekët që shërbejnë zemërimin.

Oqeani i thotë një tjetër fjalë të urtë Prometheut: “Del më i fituar njeriu i

mençur që bëhet sikur s’ka mend.” Këshillë si pak. Si duket ky mendim: “Më

mirë vdes njëherë njeriu se sa të vuajë çdo ditë”. Këtë mendim mund ta keni

dëgjuar shumë herë dhe të mos keni dëgjuar shumë herë dhe të mos ju bëjë

përshtypje: po mos harroni se këtë dhe fjalë të tjera, Eskili i tha i pari; duhet

t’u kthejmë forcën që kanë pasur, po që humbën nga përdorimi i dendur për

të kuptuar bukurinë e virgjër të tyre.

4. A janë fjalë të një domethënieje shkak-pasojë apo sqaruese? “Është një

mundim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mundim që të hesht, sidoqoftë

është një mjerim.”/ “Titanët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve.”

5. A përmbledh përfundimi shpjegimin praktik të ndodhisë? Po, në

paragrafin:

Dhe kurorëzimi i veprës, fjalë plotë kryelartësi dhe forcë fisnike “Koha duke

përparuar do të japë gjithë mësimet.”

57

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!