20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Nora nuk është më e rebeluar, ajo thjesht është e ndërgjegjësuar për atë se

çfarë është më e mira për të. Thelbi i fjalëve të saj është se si mund të

kthehesh prapa kur ke shkuar aq shumë me veten. Jo gjithmonë kompromisi

është rruga e drejtë, dhe kompromisi me vetveten është më i gabuari.

• Vlerësoni dramën “Shtëpi kukulle” nga aspekti etik dhe estetik i saj. A është

universale tragjedia e trajtuar në të? Diskutoni.

Aspekti estetik: Tragjedia e trajtuar në dramë është universale dhe e pranishme

gjithmonë sepse gjithmonë ka në çdo kohë, në çdo vend të botës njerëz që u

duhet të kalojë nëpër metamorfoza të ndryshme derisa të zbulojë thelbin e

vetvetes. Dhe në fakt, drama e Ibsenit është drama e njohjes së vetvetes.

Aspekti etik:qëndron në njohjen e vlerave të vetvetes. Nëpërmjet luftës dhe

kompromisit, Nora dhe të gjithë ne zbulojmë vlerat prevaluese morale brenda

nesh.

Ora III

Objektiva:

a) Të analizohen problemet familjare në dramën sociale sipas Ibsenit;

b) Të arsyetohet drama e një familjeje të gënjeshtërt;

c) Të analizohet drama e shkatërrimit të individualitetit njerëzor në dramë;

d) Të vlerësohet aspekti moral i dramës;

Të diskutohet novatorizmi i figurës së Nora Helmerit

• Përshkruani karakterin e Ibsenit në raport me personazhet e dramës

“Shtëpi kukulle”.

Vetë dramaturgu ka qenë një karakter i ashpër, por i drejtë. Atë gjithmonë e

kanë tërhequr njerëzit e denjë për dashurinë, të cilët dinë të sakrifikojnë jo

vetëm pasurinë, statusin dhe gjendjen, por edhe vetveten. Ibseni ka ngritur i

pari perden e marrëdhënieve të një familjeje të tërë. Këtë e bën me qëllim që

të depërtojë në zemberekun e mekanizmit bashkëshortor dhe të lumturisë

familjare. Sipas Ibsenit, pikërisht nga familja varet fati i shoqërisë. Heroina

qendrore e dramës “Shtëpi kukulle”, Nora, e sheh kuptimin e jetës në

dashurinë ndaj të afërmit, e pikërisht ndaj bashkëshortit dhe fëmijëve. Ajo

beson sinqerisht, që në familjen e saj mbretëron paqja dhe dashuria, pasi ajo

dhe burri i saj e dashurojnë me të vërtetë njëri-tjetrin. Megjithatë pavarësisht

të gjithave edhe Nora mbart në thelb zhgënjimin që pësoi në jetë Ibseni.

• Analizoni qëndrimin e shkrimtarit Ibsen se “Nga familja varet fati i

shoqërisë”.

Ibsen ka të drejtë kur thotë se “nga familja varet fati i shoqërisë” sepse vete

familja është baza e një shoqërie dhe nëse familja funksionon mirë atëherë

edhe shoqëria do të funksionojë mirë në të kundërt edhe shoqëria do të jetë e

dështuar.

• Komentoni të fshehtën e Norës dhe më pas arsyetoni qëndrimin “që e

fshehta e saj është një dëshmi e përkushtimit të saj në dashuri”.

170

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!