20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Rizbulimi i vetvetes zbërthehet nëpërmjet dashurisë për gjërat që do dhe që të

duan. Në këtë kontekst heroina e ndërgjegjësuar për atë që ka përjetuar në

pjesën më të madhe të jetës së vet e përballur me mosmirënjohjen e të shoqit

vendos të rindërtojë vetveten duke marrë frenat e jetës së vet. Në këtë kuadër

gjykojmë se ajo është sjellë në mënyrë të drejtë me veten dhe jo në mënyrë

egoiste pavarësisht se ajo zbuloi që altruizmi i saj ishte krejt i pakuptuar në

familje dhe shoqëri.

• Çfarë vlerash ka rifitimi i lirisë në këtë kontekst të rigjetjes së unit?

Arsyetojeni atë.

Rifitimi i lirisë dhe rigjetja e unit ka të bëjë me atë që e thotë dhe vetë Nora,

të qenit një njeri i vërtetë. Ajo do të jetojë një jetë normale ashtu siç mendon

ajo pa qenë e shtrënguar nga gjykimi puritan i shoqërisë.

• Në përgjithësi, i diktuar edhe nga teknika e dramës, Ibseni i ka evituar

maksimalisht përshkrimet psikologjike. Megjithatë, kjo gjendje është

lehtësisht e lexueshme te heronjtë tanë. Argumentoni se si jepet ajo.

Teknika që Ibseni ka zgjedhur për të dhënë gjendjet psikologjike jepet

nëpërmjet detajimit të mjediseve duke dhënë ambientin ai është përpjekur të

japë gjendjen shpirtërore në të cilën ndodhet heroi. Është edhe vetë teknika e

dramës e tillë që gjendjet në të cilat ndodhet heronjtë të mos jepen nëpërmjet

përshkrimit por nëpërmjet veprimit.

• Çfarë parakupton sipas mendimit tuaj kërkimi i një përvoje të re nga ana e

Norës? Shtjellojeni këtë aspekt të heroinës nga pikëpamja: “Kërkoj, për të

gjetur”.

Mendimi i Norës për kërkimin e një përvoje të re ka të bëjë me faktin se ajo do të

ndryshojë dhe në këtë ndryshim përfshihet kërkimi dhe gjetja fillimisht e

vetvetes dhe më pas fillimi i një jete të re tashmë si një njeri plotësisht ndryshe .

• “Detyrat e mia më të shenjta, cilat quan ti?” – i drejtohet gruaja burrit.

Zbërtheni thelbin e ekzistencës njerëzore nëpërmjet këtij koncepti.

Sipas Torvaldit detyrat e shenjta të Norës janë që ajo t’i qëndrojë pranë atij

dhe fëmijëve dhe të kujdeset për ta, njëkohësisht t’i bindet atij pa marrë

parasysh vetveten. Por Nora tashmë ka kuptuar se detyrat më të shenjta janë

ndaj vetes sepse njeriu duke respektuar vetveten përmbush dimensionin e tij

ekzistencial si qenie me dinjitet.

• Përshkruani rebelimin e Norës, por edhe arsyetimin gjakftohtë të saj për t’u

ngritur kundër të gjithëve në emër të respektit për vetveten.

Rebelimi i Norës fillon që në momentin kur ajo mundohet të shpëtojë të

shoqin duke kryer një krim. Rebelimi arrin kulmin kur ajo kupton gjithë të

vërtetën rreth familjes dhe martesës së saj farsë. Ajo merr vendimin për t’iu

kundërvënë të gjithëve në momentin kur kupton se askush nuk e ka

respektuar atë si qenie gjer më sot dhe është koha që ajo të rifitojë dinjitetin e

humbur. Pavarësisht se vendimi i saj merret shpejt ai është racional sepse

mbi faktet ajo ka ngritur vetveten.

• Si përshfaqet morali puritan në dramë? Ku qëndron thelbi cinik i tij dhe

forca e Norës tek thotë: “… unë as që e di mirë se ç’është feja”, si dhe për

zbulimin e së vërtetës.

Morali puritan në dramë shfaqet me mitet dhe paragjykimet konservatore.

Thelbi dhe cinizmi i tij qëndron tek mosnjohja që ky moral i bën ekzistencës

179

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!