20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

në të, sepse ajo sikurse thamë më lart është simbol i gruas që beson tek

vlerat familjare.

• Cila është drama sociale parë nga aspekti i dinjitetit të gruas në shoqëri?

Drama sociale është përbuzja e gruas nga shoqëria dhe cilësimi i saj si një

kukull e paaftë për të ndërmarrë vendime pra është pabarazia gjinore ajo që

mohon plotësisht dinjitetin e gruas.

• Diskutoni figurën e Nora Helmerit mes mitit të Medeas dhe personalitetit të

Virxhinia Vulfit.

Nëpërmjet mitit të Medeas personazhi i gruas paraqitet me një karakter të fort

hakmarrës dhe të bindur kryekëput për drejtësinë femërore dhe amësore.

Virxhinia Vulf bazohet plotësisht në botën shpirtërore të femrës e cila

mbizotërohet nga ndjeshmëria dhe besëtytnia, megjithatë ajo mendon se brenda

çdo gruaje ekziston potenciali maksimal për të menduar në mënyrën më

racionale të mundshme. Personazhi i Norës nuk përfaqëson asnjërën nga të dyja

por pak nga secila. Nora është shumë e ndjeshme dhe e dashur por në fund

edhe shumë rebele duke iu kundërvënë gjithë shoqërisë në të cilën jetonte.

• Cila është familja sipas moralit puritan? Po sipas të vërtetës?

Familja sipas moralit puritan kishte në krye burrin i cili ishte përgjegjës për

gjithçka të rëndësishme, ishte ai që merrte vendimet e ndërsa gruaja vetëm

një skllave e bindur e cila ishte e detyruar të merrej me edukimin e fëmijëve

dhe të zbaviste të shoqin. Por familja e vërtetë nuk është kjo, në familjen e

vërtetë duhet të mbizotërojë dashuria dhe komunikimi. Burri dhe gruaja

duhet të jenë të barabartë dhe të marrin së bashku vendimet për familjen, të

gjejnë një zgjidhje që familja e tyre të jetë e lumtur.

• Ku qëndron simbolika dhe ironia e titullit të dramës “Shtëpi kukulle”?

Që në titull Ibseni na ka vënë një simbol atë të teatrit: një skenë ku

personazhet luajnë sipas vullnetit të të tjerëve. Në këtë kuadër Nora Helmer

është një personazh i tillë që humbet vetveten për tu vënë në shërbim të

kënaqësisë së të tjerëve. Simboli qëndron në faktin se ajo mishëronte të gjithë

klasën sociale ku individët harronin të ishin vetja e tyre dhe ktheheshin në

marioneta të shoqërisë.

Ironia qëndron në faktin se janë shumë të pakët ata që veprojnë duke ndryshuar

edhe pse e kuptojnë që jeta e tyre nuk ka asnjë vlerë në formën që është.

• Cila është gangrena e shoqërisë në dramën “Shtëpi kukulle”: hipokrizia,

oportunizmi, mashtrimi apo mosnjohja? Argumentoni qëndrimin tuaj.

Gangrena e shoqërisë ngërthen të gjitha këto antivlera së bashku: hipokrizia

nëpërmjet dramës familjare; oportunizmi nëpërmjet figurës së Krogstatit;

mashtrimi nëpërmjet Norës dhe mosnjohja nëpërmjet çiftit Helmer. Të gjitha

këto së bashku reflektojnë degradimin e shoqërisë së Evropës Veriore të

fundit të shek XIX fillimi i shek. XX duke kërkuar kështu në fakt modelin e

një qytetari të ri dhe të një shoqërie të re.

• Ç’domethënie shoqërore ka fakti se në shekullin e XIX, ligji nuk është në anën

e femrave? A ka impakt në situatat familjare dhe në aspekte të tjera ky fakt?

Evidentoni. Në shek e XIX, shoqëria i nënvlerësonte femrat sepse i cilësonte

ato si qenie të paafta dhe që kishin nevojë për tutelë. Ky lloj vlerësimi për

femrën kishte një impakt negativ në familje sepse e bënte gruan të ishte

vetëm një amvisë e bindur dhe kukull e të shoqit.

172

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!