20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Evidentoni karakteristikat e mënyrës së shkrimit të Konicës që e

klasifikojnë tekstin në ese.

Karakteristikat:

1. Vlerësimi i shkrimit të hyrjes

a) Ideja ku është fokusuar eseja: Pak punë për një dramë dhe me gjithë

këtë është drama më e gjallë, më e fortë e njerëzore, është drama e

përjetshme e idealistit që vuan për mendimet e tij.

b) Aktualiteti: Universalizmi i temës jepet me qëndrimin e Konicës: Një

libër dy mijë e katërqind vjetësh i vjetër nga mosha; por nga mendimet

aq i ri, sa dukej se u shkrua dje, duket sikur përqesh me hidhërim dhe

stigmatizon përjetë ndonjë njeri të pasuruar nga lufta ose ndonjë

salepçi-mbret, që rrëmben fuqinë në rrëmujë e sipër edhe si i dehur nga

triumfi i papritur, vërtit kërbaçin dhe kërkon gjak.

c) Si e tërheq vëmendjen e lexuesit? Një libër dy mijë e katërqind vjetësh i

vjetër nga mosha;

2. Shkrimi i tezës:

a) Teza: Pak punë për një dramë dhe me gjithë këtë është drama më e gjallë, më

e fortë e njerëzore (pjesa II, që trajton idenë kryesore, universalizmin e figurës së

Prometeut, pra luftën e dijes tundra verbërisë), është drama e përjetshme e

idealistit që vuan për mendimet e tij (pjesa I që deklaron çështjen).

3. Shkrimi i brendisë në paragrafë

Prometheu qan tragjedinë e tmerrshme të jetës së vet. “Shikoni, thotë,

shikoni, të lidhur një perëndi fatkeqe dhe pse vuan? nga dashuria e

madhe që pati për njerëzit”. (SENTENCA)

Me rasën e këtyre fjalëve vëmë re afrimin e Prometheut të shtënë në hekura

për dashurinë që pati për njerëzit me Krishtin e kryqëzuar. (ide mbështetëse)

Një turmë simpatike e pyet Prometheun, cilat janë arsyet e mjerimit të tij. “Është

një mundim për mua që t’i rrëfej, thotë, është një mundim që të hesht, sidoqoftë

është një mjerim.” (ide mbështetëse)

Eskili i vë në gojë Prometheut një gjykim të thellë mbi karakterin e tiranëve.

“Titanët kanë një ves të keq, që nuk u zënë besë miqve.” I thonë: “Lëri fjalët e

kota, i gjej ndonjë shërbim për mundimet e tua”. “Është gjë e lehtë, - përgjigjet

Prometheu, kur e ke këmbën jashtë greminës t’i japësh mësime, të këshillosh ata

që vuajnë. Unë i prisja të gjitha këto që heq, fajin desha dhe e bëra, nuk e mohoj

dot. Kur u shërbeva njerëzve, e vura veten me të dhëmbura.” .(ide mbështetëse)

Për inatin, për zemërimin, Eskili vë një fjalë shumë të hijshme me gojë të

Oqeanit. Oqeani i thotë Prometheut se fjalët janë mjekët që shërbejnë zemërimin.

Oqeani i thotë një tjetër fjalë të urtë Prometheut: “Del më i fituar njeriu i

mençur që bëhet sikur s’ka mend.” Këshillë si pak. Si duket ky mendim: “Më

mirë vdes njëherë njeriu se sa të vuajë çdo ditë”. Këtë mendim mund ta keni

dëgjuar shumë herë dhe të mos keni dëgjuar shumë herë dhe të mos ju bëjë

përshtypje: po mos harroni se këtë dhe fjalë të tjera, Eskili i tha i pari; duhet

t’u kthejmë forcën që kanë pasur, po që humbën nga përdorimi i dendur për

të kuptuar bukurinë e virgjër të tyre.(ide mbështetëse)

56

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!