20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Arsyet pse është ngritur ky raport urrejtjeje me dhëndurët vjen si pasojë e

faktit se Xha Gorioi i verbuar nga dashuria për të bijat mendon se ata janë

fajtorë për të gjitha sjelljet e tyre famëkeqe dhe për palumturinë e martesave

të tyre, pa e menduar që këto martesa nuk janë pasojë e dashurisë, por e

pazareve dhe që shkojnë përpara duke u bazuar mbi mashtrimin dhe

injorimin bashkëshortor. Kohën që duhet të zërë familja, për vajzat e Goriot e

zënë ballot, energjinë që ato duhet ta çojnë tek bashkëshortët dhe babai ato e

çojnë drejt dritës së zbehtë të salloneve të Parisit, ambicia e tyre s’është jeta e

lumtur, por jeta luksoze dhe me pasione të shpejta. Por urrejtja e Goriot për

dhëndurët vjen si pasojë e pafuqishmërisë së tij për të gjykuar veten në

raport me prindin që ka qenë, ndaj dhe urren ata që të mos urrejë ato.

• Arsyetoni dramën amorale që qëndron në thelbin e dashurisë mes Delfinës

dhe Rastinjakut. Si e gjykoni ndërhyrjen e Xha Gorioit në këtë moment?

Dashuria e Rastinjakut me Delfinën ka të bëjë me ambicien e gjithsecilës palë të

çiftit për tu arratisur nga jeta e vet: Rastinjaku nga mizëria e varfërisë, Delfina

nga një martesë e shtirur dhe e pavlerë. Rastinjaku mashtron Delfinën, ndërsa

Delfina mashtron vetveten, të dy mashtrojnë Xha Gorioin. Ky i fundit ka blerë

një apartament të bukur për Eugjenin dhe Delfinën, duke i rregulluar punët që

ligjërisht t’i jepet fund lidhjes martesore të së bijës me De Nusingenin. Që nga

ajo ditë, e bija do të ketë një të ardhur vjetore prej tridhjetë e gjashtë mijë

frangash. Ndërhyrja e Xha Gorioit në këtë moment është sjellja e një babai që do

të lumturojë bijën e vet deri në momentet e fundit të jetës, është simbol i besimit

tek dashuria dhe i përkushtimit prindëror.

• Karakterizoni dhe ilustroni me shembuj karakterin prej krimineli të

Votrenit.

Votrenit i kanosen re të zeza: policia dyshon se nën emrin e tij fshihet i

burgosuri i arratisur Zhak Koleni me nofkën “Vdekje-Mashtruesi”, i cili duhet

të ketë mbi shpinë damkën e të burgosurit. Votreni i bën me dije Rastinjakut

se një mik i tij, kolonel Frankesini, e ka ftuar Tajferin e ri në duele të

paligjshme për ta vrarë.

• Komentoni zhvillimet mes Votrenit dhe Rastinjakut, si dhe vendimet e xha

Gorioit për të bërë të lumtur Delfinën.

Lajmi i veprimeve më të fundit të Xha Gorioit i jep fund lëkundjeve të

Rastinjakut. Ai kërkon të paralajmërojë Tajferët baba e bir, por parashikuesi

Votren e deh me verë të përzier me substanca gjumësjellëse. Në mëngjes, një

truk të tillë i punojnë vetë Votrenit. Mishono i hedh në kafe një ilaç

gjumësjellës që shkakton grumbullim gjaku në kokë, dhe Votrenin pa ndjenja

e zhveshin, duke i zbuluar në shpatulla damkën e të dënuarit. Pendesa e

Rastinjakut nuk lidhet me dëshirën për të shpëtuar jetën e Tajferit të ri,

lidhet me qëllimin e Rastinjakut për të likuiduar ose kapur Votrenin, por

Votreni mbetet një bandit i sofistikuar, sepse ai kapet nga shteti dhe jo nga

kriminelët në fakt.

Ndërsa xha Gorioi i tregon Rastinjakut apartamentin e ri, duke iu përgjëruar

vetëm për një gjë, ta lejojnë të banojë një kat më lart, afër me Delfinën e tij të

dashur.

Kjo duket si një zgjidhje realiste dhe ironike njëkohësisht. Ai i moshuar, i jep

jetë fillimit të një çifti të ri. Realiste sepse zgjidhja përfshin çiftin, po mbi të

gjitha i jep fund vetmisë së vet plakut. Dhe është ironike sepse vjen e

78

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!