20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E vërteta e romanit ka të bëjë me zëvendësimin e ndjenjës së dashurisë me

paranë dhe me transformimin e vlerave morale në vlera materiale. Ajo del në

pah sepse njeriu e ka mision të jetës zbulimin e të vërtetës dhe sepse thelbi i

romanit është pasqyra realiste e jetës. Arsyeja pse xha Gorioi ia thotë këtë gjë

Rastinjakut është sepse ai e ka pikasur arrivizmin dhe egoizmin e këtij

personazhi. Thjesht ai merr një funksion edukativ dhe parandalues në vepër.

Në fakt, figura si ajo e Rastinjakut gjithmonë do të ekzistojnë, dhe këtë e

tregon thjesht edhe betimi i tij mbi Paris.

• Xha Gorioi lë testamentin e tij verbal në zbulimin e së vërtetës. Çfarë ka

trashëguar ai në fakt? Si përkthehet kjo në termat e realizmit kritik.

Ajo çfarë Xha Gorioi ka trashëguar është mosmirënjohja dhe shpërfillja,

abuzimi dhe tëhuajësimi i figurës më thelbësore të tij, atë të babait. Në

termat e realizmit kritik kjo përkthehet në dramën sociale që ishte duke

përjetuar Franca e asaj kohe dhe mosdhënia e një rrugëzgjidhje për situatën

e krijuar: të gjithë personazhet mbeten ata që ishin: vajzat, Rastinjaku,

Bjanshoni, madje edhe Viktorina vetë, vetëm se e pasuruar.

• Dalloni kufijtë personalë dhe socialë të dramës që zbulon Xha Gorioi para

vdekjes.

Kufiri personal i dramës është vetmia dhe përbuzja, humbja e funksionit atëror.

Drama sociale është shthurja e institucionit të familjes dhe materializimi i

jetës së njeriut.

• Çfarë simbolizojnë vajzat e Xha Gorioit në kuadrin e një shoqërie

industriale? Gjykojini këto figura në funksion të së ardhmes.

Një shoqëri, e cila shfaq një ndarje të shtrirë të punës dhe prodhimin e

shumëfishtë duke përdorur makineri të një teknologjie të lartë është shoqëria

industriale. Në këtë kuadër, figura si Anastazia dhe Delfina janë e kaluara e

etapave të shoqërisë sonë dhe të tilla do të mbeten. Ato janë diçka midis

aristokracisë së mykur dhe nivelit më të ulët të borgjezisë që do të lindte.

• Gorioi vdes “si qen”. Zbuloni tragjedinë njerëzore, sociale dhe universale të

vetmisë besnike për individin e kohërave të reja.

Gorioi megjithatë, vdes, “si një qen”, pa arritur t’i shohë të bijat dhe pa dhënë

e marrë lamtumirën me to.

Tragjedia njerëzore qëndron 1. në faktin e tragjedisë universale të njeriut që

është i vdekshëm; 2. tragjedia e një individi që humb funksionin e tij në jetë dhe

nga njeri kthehet në “bankë”. Tragjedia sociale qëndron tek e gjithë shoqëria e

ndërtuar si e tillë në roman: brezi i vjetër, Znj. Voker, brezi i mesëm:

Anastasia+Delfina, brezi i ri: Rastinjaku. Tragjedia universale qëndron tek

vetmia që e pret gjithsecilin në jetën e tij të drejtë dhe të përkushtuar.

• Komentoni raportin dashuri – familje – para – pushtet në romanin e

Balzakut.

Xha Gorioi (babai, kryefamiljari) lartësohet mbi gjithë shoqërinë falë forcës së

dashurisë prindërore (dashuria). Fatkeqësia e xha Gorioit qëndron në

pushtetin e gjithëfuqishëm të parasë dhe, kur paratë mbarojnë, ai bëhet i

panevojshëm për gjithkënd (humbja e pushtetit).

• Interpretoni fjalët e Balzakut mbi heroin e tij se “Gorioi është baba në po

atë shkallë, në të cilën martirët e mëdhenj janë kristianë”.

88

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!