20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Revansh vëllavrasës” sipas Fugës: Por, gjithsesi, ngrehina është e

mbështetur mbi themele të rrëshqitshme, sepse palët e kanë pranuar paktin

e përbashkët vetëm pasi njëra prej tyre nuk e di hilenë që i kanë bërë (Ç’ka

ndodhur). Në çdo çast që ta marrë vesh, ajo jo vetëm nuk do ta pranojë më

rezultatin e zgjedhjes së bërë, por edhe do të kërkojë revansh vëllavrasës

(Ç’mund të ndodhë), çka do të shkaktojë sërish prishjen e mureve të kalasë

(Pasojat). Në kushtet e një bashkësie me individë të barabartë në të drejta,

zëvendësimi i aftësisë së vërtetë vendimmarrëse me marifetin e një

marrëveshjeje false të përshëndetur nga të gjitha palët, mund të arrijë të ketë

vetëm një sukses afatshkurtër, por nuk mund të realizojë atë koherencë të

brendshme të bashkësisë, që mund ta bëjë atë të evitojë katastrofat

institucionale të mëpastajme (Si nuk duhet të jetë).25

• Jepini përgjigje, sipas gjykimit tuaj, pyetjeve retorike të mëposhtme, duke

analizuar simbolin përgjegjës në shoqërinë e sotme:

- Mos vallë ata kanë pasur frikë se propozimin e plakut askush nuk do ta

pranonte dhe në vend të paqes, midis tyre do të niste një grindje e pafund dhe

asnjëherë nuk do të arrihej të merrej një vendim çfarëdo?

- Mos vallë nuk do të kishte kurrë flijim? Dhe, për rrjedhojë, as kala?

• Lexoni fundin e esesë prej “Gjithsesi, ata, me mundim, me sinqeritet....”

deri në fund dhe përmblidheni atë në funksion të tezës kryesore të shkrimit

mbi ndërtimin e shtetit. A bini dakord me qëndrimin e autorit? Argumentoni

pro dhe kundra.

Përmbledhja: Jo në çdo hap, qëllimi duhet të justifikojë mjetet. Duhet

idealizëm në ngritjen dhe drejtimin e shoqërisë.

DISKUTIM I LIRË

• Cilat janë vlerësimet tuaja për trajtimin që i kanë bërë kompleksit të

Rozafës në këtë shkrim? A mund të mendoni për një trajtim tjetër,

diametralisht të kundërt të kësaj legjende?

• Çfarë risish ju solli njohja dhe analiza e shkrimit “Ikja nga kompleksi i

Rozafës” dhe a i ridimensionoi ndopak qëndrimet tuaja mbi thelbin e shtetit

dhe funksionimin e tij?

Të shkruarit

• Krijoni një fjalorth me gjithë termat politikë, filozofikë me të cilët u njohët

në këtë ese dhe jepni shpjegimet gjegjëse.

Nxënësi gjen 5-10 fjalë me kuptim të ri në tekst dhe nisur nga shpjegimi në

fjalor dhe kuptimi i tyre në tekst jep shpjegimin e tyre.

• Analizoni tiparet e ligjërimit të Artan Fugës në këtë ese, duke u mbështetur

në qartësinë dhe pasurinë e gjuhës së autorit, risitë dhe pastërtinë e shqipes

së tij, metaforat dhe simbolikat.

Për të analizuar tiparet e ligjërimit të autorit, mbështetuni tek mënyra se si ai

e ka ndërtuar këtë tekst, llojet e fjalive dhe mjetet gjuhësore të përdorura aty.

• Shpjegoni kuptimin e togfjalëshave të mëposhtëm: pushtet atëror; revansh

vëllavrasës; marrëveshje false; institucione të vërteta vendimmarrëse;

vendime publike.

45

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!