20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Shtjelloni konceptin e Kutelit për marrëdhënien e shkrimtarit me

patriotizmin duke u mbështetur në argumentet që sjell ai dhe rëndësinë e

secilit prej tyre. Po ju, a jeni dakord me to? Çfarë mund të shtoni tjetër?

Qysh e kuptojmë ne patriotizmin?

Shkrimi e zhvillimi i gjuhës është në vetvete një vepër patriotike. Ata që

krijuan e kënduan Këngën e Doruntinës, të Nik Petës, të Pal Golemit, hyjnë

në radhën e parë të patriotëve të Shqipërisë.

Për t’u quajtur shkrimtar ose poet kombëtar nuk nevojitet me do e mos

shtijzë, dyfek a mitroloz.

Mjafton të më shkruash bukur, në gjuhën e pastër të kombit, për vepra e

ndjenja fisnike.

Ndjenjë e punë fisnike mbi të cilat duhet shkruar është trimërija e flija për

fisin e për tokën, kënga e bilbilit ( e filomelës, do t’i theshin ata të lashtët)

dashuroja e trimit për vashën, e vashës për trimin; drita e hënës, valët e

liqerit, pika e lotit që shkrep në beben e syrit.

Shkrimi i gjuhës lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin patriotik sepse është në

lidhje të drejtpërdrejtë me tiparin më dallues të një kombi që është vetë

gjuha. Zhvillimi i gjuhës nëpërmjet letërsisë buron nga vetë potenziali

paradigmatik dhe kuptimor i mjeteve gjuhësore, si dhe domosdoshmërisht

me funksionin estetik të saj, çka lidhet me kuptimet e reja të fjalëve për të

shprehur ndjenjat, mendimet, idetë etj. Kuteli i referohet në fragment

folklorit, i cili mban autor popullin, por që përcjell kulturën shpirtërore të tij

të përrallave apo legjendave. Autori e ndan misionin e shkrimtarit nga

misioni i ushtarit dhe ai shprehet se një detyrë shumë e rëndësishme e çdo

shkrimtari është të më shkruash bukur, në gjuhën e pastër të kombit, për

vepra e ndjenja fisnike, çka përkthehet në përcjelljen e vlerave shpirtërore,

kulturore, morale, etike, mitologjike, estetike, njerëzore, intelektuale,

kombëtare, ndërkombëtare, paqësore tek lexuesi jo vetëm i kombit të vet.

• Si e kuptoni shprehjen: “Gjuha e një kombi s’mund të përdoret kundër

kombit”? Zbuloni “pushtetin” që ka një shkrimtar lidhur me gjuhën dhe

kombin në misionin e tij? Përkufizojeni këtë argument.

Gjuha e një kombi s’mund të përdoret kundër kombit. Sepse ay që ndjen

bukurinë e saj s’ka se qysh mos ndjejë edhe ndjenjat e kombit. Shkrimtari i cili,

si thamë, pasqyron sensibilitetin e kombit e që mban brenda tij një dhuratë kaq

të naltë, s’mund të jetë tradhëtor i kombit, njëkohësisht vrasës e vetëvrasës.

Shkrimtari Kuteli e ka shpjeguar kështu pushtetin e gjuhës 1. bazuar në

karakterin tipar dallues kombëtar të gjuhës (ndjenjat e kombit); 2. karakterin

estetik të gjuhës (që ndjen bukurinë e saj) 3. karakterin e shprehjes së

ndjenjave të gjuhës (pasqyron sensibilitetin e kombit); 4. keqpërdorimi i

gjuhës konsiderohet tradhti, vrasje, vetëvrasje sepse kthehet kundra gjuhës

amtare. Ky është motiv i njohur në letërsinë shqipe, “Pra mallkue njaj bir

shqiptari, që kët’ gjuhë të perëndis, trashgim sia la i pari, trashëgim s’ia len ai

fmis…e ngjuh të hueja kur s’asht nevoja flet e të vetën e len pas dore”.

Përkufizimi i argumentit: Vlerat kombëtare të gjuhës janë armë e fortë e

kombit për të dalë mbi kombet e tjera.

Shprehja “Gjuha e një kombi s’mund të përdoret kundër kombit” ka në

thelbin e vet konceptin e lartësimit të kombit nëpërmjet gjuhës si mjet estetik

105

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!