20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

• Vlerësoji këto fotografi për nga misticizmi i tyre. Po ju si mendoni, a është e

mistershme vetë legjenda e kalasë së Rozafës? Diskutoni.

Misticizmi i fotos ka të bëjë me tunelet e errëta të saj, fakti që ajo u ndërtua

duke u shkelur besa. Mistika e fotos së dytë, mbetet tek fakti që një i vdekur

vazhdon të jetë burim jete për krijesën e saj. Pra vdes njeriu, por jo vepra dhe

misioni i tij. Sensi i sakrificës dhe i dashurisë sublime për krijimin.

LEXIM I DREJTUAR

• Lexoni tekstin duke shënuar togfjalëshat që janë të paqartë për ju dhe

shpjegojini me mësuesen.

• Mbështetuni në shpjegimet e mëposhtme për të kuptuar më mirë tekstin.

Ushtrime

• Bëjini një përmbledhje të shkurtër fabulës së esesë dhe krahasoni

mendimet tuaja fillestare me idetë që krijuat pas leximit të pjesës “Ikja nga

kompleksi i Rozafës”. A përputhen ato, ku dhe pse?

Fabula është me një mesazh të dyanshëm: Shoqëritë ngrihen mbi bazën e

tradhtive dhe një shoqëri e ngritur mbi tradhti jeton vetëm përkohësisht.

Krahasimi në parim hedh poshtë konceptin e ndërtimit të shoqërisë shqiptare

mbi ruajtjen e virtytit të besës dhe mitin e sakrificës në legjendë. Përputhet

me konceptin e ekzistencës.

Teksti shpjegues

ORA II

Objektiva:

a) Të përvetësojë e tiparet e një teksti shpjegues;

b) Të analizojë tiparet shpjeguese të tekstit “ikja nga kompleksi i Rozafës”;

c) Të studiojë qëndrimet e Fugës mbi kompleksin e Rozafës.

• Cili është parimi metodologjik që analisti Artan Fuga ka ndjekur në

studimin e tij? A mendoni se kjo metodologji është aktuale dhe pse?

Sugjerohet orientimi në paragrafin:

Në shkencat e sotme shoqërore ka një metodologji të caktuar për të përdorur

modernitetin në zbulimin e përmbajtjes së vlerave dhe domethënies së

kulturës tradicionale, si dhe tradicionalen për të lexuar më në thellësi

modernen. Fjala është, siç thuhet, për ta lexuar traditën nëpërmjet aktuales

dhe aktualen nëpërmjet traditës. Duke u mbështetur në këtë model të

arsyetuari, do të dëshironim të flisnim për qëndrueshmërinë e institucioneve

politike që ishin ngritur gjatë fazës së tranzicionit në Shqipëri, duke iu

referuar legjendës së stërvjetër, që ka marrë emrin e Rozafës. Ndërsa ikjen

37

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!