20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndikon fort te Krogstadi: në të kaluarën ata kanë qenë të dashuruar, por

zonja Linde qe martuar me një tjetër. Në duart e saj kishte mbetur nëna

plakë dhe dy vëllezërit e vegjël, ndërsa gjendja financiare e Krogstadit ishte e

brishtë. Tanimë zonja Linde është e lirë: ka vdekur e ëma, vëllezërit e kanë

marrë veten dhe ajo vetë është e gatshme të martohet me Krogstadin, nëse ai

e dashuron ende. Krogstadi është i gëzuar. Jeta e tij po merr trajtë të

kuptimtë, duke gjetur më në fund edhe dashurinë, edhe njeriun besnik (Pra

Krostadi nëpërmjet dashurisë evoluon si personazh). Ai heq dorë nga

shantazhi. Por, është vonë. Letra e tij ka mbërritur në kutinë postare të

Helmerit, çelësat e së cilës i ka vetë ai. Kështu, le ta dijë Nora se me çfarë

njeriu ka të bëjë, me çfarë morali hipokrit dhe me çfarë paragjykimesh e ka

burrin. Kështu vendos Krogstadi. A ju duket i drejtë vendimi i Krostadit për

ta nxjerrë të vërtetën në shesh?

• Vlerësoni sjelljen e Helmerit pasi zbulon të vërtetën mbi gruan e tij. Sa e

nevojshme ishte kjo transparencë dhe cilat janë pasojat e saj?

Helmeri reagon shumë keq duke e përbuzur gruan e tij dhe duke mos marrë

parasysh arsyen se përse ajo kreu atë krim. Ai në vend që ta mbështeste të

shoqen, e trajton atë si një kriminele ordinere. Kjo transparencë ishte e

nevojshme për të nxjerrë në pah falsitetin e martesës së tyre të dështuar, por

mbi të gjitha thelbin e shtirur e hipokrit të Torvaldit. Pasojë e kësaj

transparence ishte ndarja e tyre.

• Çfarë i solli qetësimi i Krogstadit familjes Helmer? Cili është pozicioni i

bashkëshortëve tanimë? Analizoni situatën.

Postieri sjell letrën e Krostadit, ku ai shkruan se heq dorë nga kërkesat dhe

pretendimet dhe deklaron se do ta lërë të qetë Norën. Gjendja e Helmerit sa

ora ndryshon. Ata kanë shpëtuar. Gjithçka do të jetë si më parë, madje më

mirë. Por, pikërisht atëherë Nora, të cilën Helmeri është mësuar ta trajtojë si

një lodër të bindur, ngre krye kundër tij. Ajo largohet nga shtëpia. Ikën

përgjithmonë. Në fillim i ati e mandej Helmeri qenë mësuar ta trajtojnë atë si

një kukull, të cilën është mirë ta ledhatosh. Këtë Nora e ka ditur dhe më

parë, por ajo e ka dashur Helmerin dhe ia ka falur. Tani puna qëndron

ndryshe; ajo ka shpresuar shumë për një çudi, që Helmeri, si burri i saj i

dashur, do ta marrë përsipër vetë fajin e saj. Tanimë ajo nuk e do Helmerin,

sikundërse Helmeri nuk e ka dashur atë më parë - ai kënaqej vetëm me idenë

të jetë i dashuruar me Norën. Ata janë tashmë dy të huaj. Jeta, si më parë,

është e pamundur. Ajo do të ishte një jetë e përllogaritur, hipokrite, duke u

shtirur, për hir të komoditetit dhe parave.

Qetësimi i Krostadit solli sjelljen e Helmerit në gjendjen e tij të zakontë, atë të

hipokritit. Gjithashtu erdhi momenti që Nora të nxirrte në pah jo vetëm

rebelizmin e saj, por edhe karakterin e saj të fortë. Ajo pëson një revolucion

brenda vetes, i cili nuk ka të bëjë shumë me mosrespektimin ndaj saj si

femër, por mbi të gjitha ka të bëjë me ndërgjegjësimin e saj për vlerat e

vetvetes. Nora e ndërgjegjësuar për pozicionin e saj në familje, po pëson një

ndërgjegjësim të ri: atë bashkëshorti kurrë nuk e paska dashur. Procesi që

ndodh është tëhuajësimi, mospasja e lidhjes me njëri-tjetrin. Nora vendos ta

jetojë jetën e vet ndryshe.

• Si e vlerësoni rebelimin e Norës? Komentoni fjalët e saj: “Kjo do të kishte

qenë çudia e çudive”.

169

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!