20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Vlen të thuhet se vetë Fausti ka kurajën ta përballë atë duke i thënë se nuk e

lë të iki më. Këtu ai dëshmon edhe një herë se ka marrë përsipër ta bëjë

rrugën drejt njohjes. Simboli e përdorur këtu është çelësi i Solomonit. Duke

qenë se Fausti ndihet i kërcënuar nga magjia e kones ai kërkon ndihmën e

këtij libri simbol i përgjigjeve për energjitë negative të gjithësisë.

• Argumentoni përdorimin e apostrofit, ankthin ndaj të panjohurës dhe frikën

ndaj saj.

Vëreni raportet mes fuqisë dhe pafuqisë njerëzore, si dhe plotfuqishmërinë

qiellore.

Po ti, more mik,/ nga Ferri ke ikë?/ Ket shenj kqyr atëher: /përkulen me tmerr

/ballë tij t’zezat hordhi. /Po fryhet, ç’janë ngrehë flok’t e tij!/ O ti, i mallkuem,

/a mundesh vallë me e lexuem /ate t’pakrijuemin,/ at të pashprehunin, /nalt

n’Qiel t’adhuruemin /mizorisht t’therunin?

Këtu ndeshin dy apostrofë po ti dhe o ti. Në rastin e parë Gëte nëpërmjet

kësaj figure ka ngritur një pyetje retorike duke kontrastruar dy koncepte:

mikun dhe ferrin. Në këto vargje vërehet frika e Faustit që në fakt përkon me

përçmimin e njerëzve në përgjithësi ndaj së panjohurës pavarësisht faktit se

këtu ka të bëjë me të ligën. Fausti apriori e ka krahasuar me tmerrin të

panjohurën me të cilën po përballet. Tek strofa e dytë o ti i mallkuem Fausti

shpreh pafuqishmërinë e vet përpara forcave të panjohura për të. Në këtë

pikë ai beson se vetëm Krishti i kryqëzuar ka mundur ta zbulojë një ligësi të

tillë si kjo që i është shfaqur atij.

• Zbuloni domethënien etike dhe estetike të zilisë dhe pamjaftueshmërisë së

Mefistofelit në vargun “m’keni djersitë sa m’keni ba të plasi”.

Domethënia etike e këtij vargu qëndron në faktin se shkrimtari na paralajmëron

mbi faktin se përballë figurës idealiste të Faustit dikush me ndjesira jo të mira ka

vendosur të ndeshet. Në këtë kuptim Gëte thotë se në thelbin e njohjes qëndron

përballja e vlerave pozitive me fuqitë negative dhe prandaj Mefistofeli e përcakton

se ai është lodhur për ta kapur Faustin në një moment të lëkundur.

Domethënia estetike: Nga pikëpamja gjuhësore këtu kemi një hiperbolizim të

luftës që fuqitë negative bëjnë për tu ndeshur me virtytin. Në fakt kjo është sfida

që energjitë negative i ofrojnë vlerave pozitive për ti kthyer ato në vlera universale.

• Përshkruani Mefistofelin nga këndvështrimi nihilist, fuqia dhe

përshtatshmëria.

Un jam pra shpirti, qi mohon çdo gja./ E kam të drejtë: çdo gja qi asht mbi

dhe/ e meriton t’shembet përdhe,/ Ma mirë asgja në dritë mos të kish dalë!/

Shkatrrimi, e zeza, me nji fjalë,/ çka quejmë të keqe, mkatet:/ ja bota qi

m’përshtatet.

Nëpërmjet këtyre vargjeve Mefistofeli e ka pohuar që përfaqëson forcën që

shkatërron vlerën. Në fakt nuk është në kuptimin e mirëfilltë kjo. Ai kërkon

të thotë se vlerat që të ekzistojnë në kuptimin universal duhet ti mbijetojnë

çdo lloj kohe dhe çdo lloj prove.

Fuqia sipas Mefistofelit qëndron tek mungesa e dritës. Pra, tek një mendje e

errësuar çka do të thotë se njeriu nuk ka nevojë për të shkuar përpara.

Nëpërmjet pohimit që ai bën se bota që i përshtatet është bota e mëkateve ai

ka ftuar Faustin në sfidën për të zbuluar thelbin e vet.

159

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!