20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Orientim

Thelbi tragjik i dramës qëndron në faktin se përmbushet parandjenja e

Rabinit se Filistinët si askush tjetër nuk do të bindeshin pa ushtruar forcë

mbi ta. Pavarësisht se izraelitët ngadhënjejnë mbi filistinët prapë Samsoni

mbetet viktimë e shpirtit mëkatar të tyre. Pra, në thelb është tragjedia e

njerëzimit se mëkati mund të dominojë mbi vlerat morale. Në fakt në pjesë

askush nuk vdes por ajo që është duke vdekur është morali njerëzor.

Përfundimet e nxënësve mbi mesazhin e dramës sugjerohen që të jenë të

ndryshme:

1. Mund të jetë raporti mes arsyes dhe pasionit;

2. Atdhedashuria dhe misioni idealist;

3. Qëllimi i justifikon mjetet;

4. Mëkati përballë vlerave morale;

5. Pavarësisht luftës mes të mirës dhe të keqes që do të vazhdojë, ajo çka do

të fitojnë janë vlerat universale.

Shënim

Pasi nxënësit të kenë përfunduar me komentin e dramës, sugjerohet që atyre

t’u sillet edhe një herë në vëmendje përmbledhja dhe shkrimi i saj.

Gjithashtu në vijim, nxënësit mund të vazhdojnë me të ushtruarin e shkrimit

të përmbledhjes në kuadrin e rubrikës të shkruarit.

5.4 Shtëpi kukulle, Ibsen

Ora I

Objektiva:

a) Të stimulohen nxënësit të lexojnë dramën “Shtëpi Kukulle”;

b) Të njihen dhe të kuptojnë risitë e kompozicionit analitik të Ibsenit;

c) Të thellohen mbi organizimin e brendshëm dhe të jashtëm të dramës

“Shtëpi kukulle”.

• Ç’mund të thoni për jetën dhe veprën e Ibsenit? Përshkruani kontekstin

kohor dhe social kur jetoi ai.

Ibsen ishte një dramaturg norvegjez të cili punoi shumë për të arritur një

status të tillë. Jeta e tij ishte e vështirë dhe atij iu desh të punonte për të

paguar vetë studimet e tij. Në fillim vepra e tij nuk u kuptua menjëherë nga

ambienti social i cili ishte në themelet e shoqërisë norvegjeze. Për këtë shkak

ai emigroi në Itali dhe Gjermani për 27 vjet, periudhë gjatë së cilës realizoi

krijimet e tij më të mira. Veprat e tij janë mbështetur në kompozicionin

analitik dhe nxitjen e misterit tek lexuesi. Në tërësinë e vet fundi i shek XIX

dhe fillimi i shek XX karakterizohet nga kërkimet e reja krijuese e cila përkon

me lindjen e shumë lëvizjeve rinore.

163

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!