20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Çfarë kuptoni me titullin e poezisë “Lirikë në shi”? Në ç’raporte qëndrojnë

zakonisht

poezia lirike dhe shiu? Zbuloni gjetjen e autorit.

Duke filluar që nga titulli ne kuptojmë se në vepër përshkruhen peizazhe në

kohë me shi, një mjedis i tërë në të cilin shtrihet një re në formë piklash e

telash të ujshëm. Lirikë me shi – lirika e materies shqiptare. Raporti i poezisë

lirike me shiun qëndron në paralel, sepse vetë ashtu janë vendosur poezia me

shiun. Poezia lirike është e pakufizuar në mendime, mund të shtrihet në çdo

kohë e hapësirë, po ashtu i pakufizuar është edhe shiu, veçse në një tjetër

hapësirë e dimension.

Materia e poezisë është uji, një element që bashkon pamjet e përjetimet, qiell

e dhe, rrënjë e degë, duke dhënë kështu një "alkimi" lidhjeje lirike të etnisë

sonë si një organizëm i vetëm.

• Ç’do të thotë që autori Azem Shkreli këndvështrimin e poezisë e ka

vendosur në qiell?

“Tufat e imazheve” paraqesin bashkimin e shumë peizazheve në një të vetëm,

siç shihet nga qielli. Nga ai, bota është një peizazh në lëvizje, shiu i

pakufishëm dhe pafund njësoj si dhe peizazhi. Në qiell formohet shiu, nga një

forcë hyjnore, larg mërzitjes monotone, një formë uji jetëdhënës. Kamera

panoramike që na jep poeti i jep mundësi vështrimit tonë të depërtojë në të

gjitha pamjet, të përzihet, të hyjë e të dalë në këtë materie të përzier

hapësinore e ujore, dhe pikërisht uji, që këtu vjen nga qielli, na del si element

sakral (i shenjtë), me të cilin bekohet bota shqiptare. Është një ujë epifanik,

që shenjtëron gjithçka, që është si "shiu i artë" i Zuesit tek miti i Dejanirave,

por është edhe konotacioni i ujit të shenjtë qiellor të pagëzimit.

• Si e ndihmojnë poezinë futja e shtojzovalleve?

Poezia “Lirikë në shi” është një poezi që i dedikohet natyrës, njerëzve që kanë

fatin e mirë të “bashkëjetojnë” me të. Shtojzavallet janë simboli i bukurisë, i

mirësisë, i pastërtisë njerëzore. Ato të japin jetë dhe shpresë, të ndihmojnë në

kohët e vështira, si dhe në ditët me shi. Shtojzavallet janë futur në poezi për

ti dhënë asaj jetë dhe bukuri. Por edhe për të zgjeruar konceptin besëtytë të

figurave mitologjike mbrojtëse të frymës sonë (Zanat, Orët, Shtojzovallet).

Kemi kështu një grimcim e përhapje të elementit supersticioz shqiptar në

materien tonë të ujshme, të ajërt e të gjelbër. Të gjelbër si simbol i

vazhdimësisë dhe përjetësisë, e cila qarkullon në "limfën" shqiptare.

• Si ndërtohet karakteri imagjinar dhe mistik i zërit të krijimit për lexuesin?

Poezia është një gërshetim i dendur i imazheve pamore të shoqëruara me

muzikën pikënuese e shushuritëse të rënies së shiut. Rrjedha tingullore dhe

rrjedha e imazheve bashkohet për t’i dhënë një lëvizje ritmike e pluskuese

peizazhit në kohë dhe hapësirë. Zhurma e materies ujore që rrjedh, kullon

përshkon imagjinatën vizuale të krijimtarisë dhe prekte mendimet dhe

gjendjen emocionale të lexuesit. Organizimi artistik i imazheve krijon modelin

e përfshirjes së zanafillave irracionale, shpirtërore e besëtyte në poezi, çka i

jep krijimit peshë e sharm autentik.

• Me ç’mjete gjuhësore autori fillon zbritjen e tij në tokë? Lokalizojeni atë.

Poeti në poezi lidh përfytyrime mitologjike tokë-qiell me bazë kozmogonike, në

hapësirë. Në mitet e Krijimit shiu shihet si element pjellorie, në ajër

197

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!