20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

prekur. Konceptin universal të kësaj bukurie gruaje, Malarmeja e jep

tek origjina për të cilën ai i referohet gruas si fuqi e rikrijimit duke

përmendur librin e lashtë. Ai rikthehet mes kohës reale dhe kohës

universale duke thënë: ...tok një kohë tjetër gurgullon... . Konceptin e

shenjtëreshës ai e vendos mes dëlirësisë dhe figurës së engjëllit,

dëlirësinë në raport me shpirtin dhe engjëllin në raport me mbrojtjen.

Duke iu referuar flatrës së shtrirë ai ka thënë se shpirti i kësaj gruaje

është pafundmë i madh në qiell dhe madhërisht i madh në tokë.

Butësinë e shpirtit të saj ai e jep me elegancën e gishtërinjve.

Kulmin e inteligjencës shpirtërore e mendore të saj ai e jep kur i

drejtohet asaj si muzikante e heshtjes së thellë.

Mjeshtëria stilistike e Malarmesë qëndron së pari në muzikalitetin e

vargut, ai ka alternuar fonemat d-t, fjalët santantal-violinë; flautlahutë;

shenjtëreshë - e lashtë- shfleton dhe ka krijuar aliteracionin;

psalm-meshë, nëpërmjet fjalëve që ndodhen në të njëjtën fushë por që

kanë dhe tingëllim të përafërt; ka përdorur fjalë të krijuara nga

onomatopeja si gurgullon për të shprehur atë se koha rrjedh si lumë.

Te strofa e tretë qashtërsinë e qelqit ai e ka lidhur me mbiemrin e

dëlirë, sërish kemi rimë brenda vargut fshik-rishti; harpë-flatërshtrirë,

eshtër; gisht. Në strofën e katërt muzikaliteti i vargjeve është

realizuar nëpërmjet operacioneve me fonemat v dhe l. Gjithashtu

autori ka përdorur metaforën dhe metoniminë për të dhënë më

poetikisht figurën e shenjtëreshës.

6.4 Liria, Ndre Mjeda (1866 - 1937)

Poema Liria

Objektivat:

a. Të jetë i aftë të flasë për pikat kyç të jetës së Mjedës.

b. Të jetë i aftë të tregojë karakteristikat e vëllimit poetik të poezisë së tij.

c. Të jetë i aftë të argumentojë pse Mjeda qëndron midis romantizmit dhe

realizmit.

d. Të jetë i aftë të ilustrojë argumentet me vargje nga vëllimi.

Evokimi: Në këtë orë mësimi për të rikujtuar njohuritë e marra për Ndre

Mjedën është e rëndësishme të përdorim teknikën Pema e mendimeve dhe

teknikën e pyetjeve.

Pyetjet: Kush është Ndre Mjeda?

Ç’dini ju për të?

Ç’vepra të tij keni lexuar?

191

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!