20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Informacioni: 1. Nër manifestimet kulturale të 25-Vjetorit, ekspozita e pikturave

që i paraqit publikut shqiptar zonjusha Zengo ze vëndin e saj të rezervuar

veçanërisht. (1) Dyke marë artin si shprehje esenciale të së vërtetës, realizimet

e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i ispiron… 2. . Ky, simplifikimi i naturës,

prej së cilit del e vërteta artistike, është parimi sipër-të-gjithash, që udhëzon

Zengon me gjith ato portrete, pamje dhe tablora, të cilat mbushin dëndur

pranë njëratjatrit muret e salonit të ekspozitës në bulevardin Zog. Dhe prandaj

këtu është pa vënd klasifikimi i lehtë i veprës së saj nënë njërën ose tjetrën nga

formulat kalonjëse të modës ose të modave artistike, futja e intuicionit artistik

të lirë brënda kllapës së akademismit, klasicismit, ekspresionismit dhe të

shumë ismave të tjera… 3. Këtu, në këtë mënyrë kështjelltësije të ekzekutimit,

hyjnë njëra pas tjetrës dhe gjithë elementet e tjera të artit piktural, atmosfera e

ngrohtë, diafane, e njëtëshme që rrethon sendet, drita e qëndruar në gjithë

nuancat e saj, atitudat dhe gjestet plot masë të tablove, mimika e disciplinuar

e portreteve, aspekti i përmbajtur më vetëvete i pamjeve të mara sicila nga një

botë që i përshtatet, dyke e plotësuar dhe pasuruar, më mirë gjindjes

shpirtërore të piktores. 4. Vepra e Andhroniqi Zengos duhet konsideruar, në

vijë të parë, si ajo që është në realitet: Lirimi nga daljet e të ashtuquajturit art

ekspresionist, që domethënë art pa masë në mendim dhe shprehje, të kësaj së

katërte shekulli përpara dhe pas luftës së 24-ës.

Për këtë të mbahet parasysh patjetër klasifikimi i kategorive në të cilat do të

përfshihet informacioni.

• Nënvizoni në tekst tezën që Lasgush Poradeci ka ngritur lidhur me vlerat e

ekspozitës së piktores Zengo dhe renditni gjithë argumentet mbështetëse.

Teza: Ekspozita e pikturave që i paraqit publikut shqiptar zonjusha Zengo ze

vëndin e saj të rezervuar veçanërisht.

Argumente mbështetëse: 1. realizimet e saj përmbajnë vlerën e mendimit që i

inspiron: një mendim, ku çfaqjet e jetës dhe të botës përmblidhen në simbolin

më të thjeshtë të tyre, e cila do të thotë në aspektin e tyre më të natyrshëm. 2.

Nga vijat e shumta, plot lëvizje dhe ngatërrim përbrënda tyre, shpirti artistik i

saj relevon vetëm karakteristikat zotëronjëse, vetëm pamjen qëndrore, për të

ngjizur me anën e tyre dhe përmjet etikës së vetëvetes veprën artistike të

vërtetë. 3. Ky, simplifikimi i naturës, prej së cilit del e vërteta artistike, është

parimi sipër-të-gjithash, që udhëzon Zengon me gjith ato portrete, pamje dhe

tablora. 4. Zengua e realizon me mjetet më të përshtatura, më imediate për t’u

vleftësuar: subjektet e qeta, të pashkëputura nga realiteti shpirtëror i jetës,

kompozicioni i drejt-për-drejtshëm vijash të mbëdha, efektet e iluminuara prej

heshtjes përputhen harmonikërisht, organikërisht. 5. evidencojmë kësisoj

përfundërisht lidhjen intime të rrobës artistike me idenë artistike, që e vështjell

posi më një dritë përshkonjëse tejpërtej. 6. atmosfera e ngrohtë, diafane, e

njëtëshme që rrethon sendet, drita e qëndruar në gjithë nuancat e saj, atitudat

dhe gjestet plot masë të tablove, mimika e disciplinuar e portreteve, aspekti i

përmbajtur më vetëvete i pamjeve të mara sicila nga një botë që i përshtatet,

dyke e plotësuar dhe pasuruar, më mirë gjindjes shpirtërore të piktores. 7.

Gjyrat janë hedhur, njëkohësisht me urtësi dhe kuxim, në t’atillë mënyrë, që

prej koncertit të shumëanshëm të notave të tyre del harmonija kryesore e çdo

vepre. Hijedrita humbet kësisoj pothuajse pa u çquar në prodhimin e

tonalitetit zotëronjës të gjyrës lokale, të cilën e jep pa mundim të bërë më të

kot, pa reflekse dhe akcidente ashpërsonjëse të vlerës së përgjithëshme të saj.

53

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!