20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ora II

Objektiva:

a) Të kuptohet aspekti modernist i poezisë se Poradecit;

b) Të analizohet poetika e Poradecit nëpërmjet fjalëve kyçe të përdorura në poezi;

c) Të vlerësohet ligjërimi poetik i Poradecit në kuadrin e letërsisë shqipe të

shekullit XX

• Analizoni disiplinën shpirtërore dhe qartësinë e vetëdijes artistike në

poezinë e Llazar Gushos.

Poezitë e Llazar Gushos quhen nga të gjithë shumë realiste dhe të vërteta.

Kjo gjë ndodh, sepse ai hidhte në letër çdo gjë që ai ndjente në çdo periudhë.

Tema e përdorur, që dallon më shumë është dashuria çka do të thotë që ai

vetëdijen artistike e ka ngritur mbi konceptin e dashurisë. Por dashuria fiton

vlera estetike në poezinë e Poradecit.

Gjithashtu qartësinë e vetëdijes artistike, Poradeci e ndërton duke dhënë një

model të ri e të qëndrueshëm letrar, të bazuar thellësisht në ndjenja

universale: në gjithëkohësi dhe gjithështrirje hapësinore.

• Thoni se çfarë dini për rolin prej reformatori lirik në letërsinë shqipe të

Poradecit.

Me veprat poetike “Vallja e yjeve”dhe “Ylli i zemrës”, ai krijoi një sistem unik

poetik. Poezia e tij për gjuhën shqipe njeh figurën origjinale, formën e re dhe

ndjeshmërinë e papërsëritshme në letërsinë tonë. Ai përdor magjinë e gjuhës,

tiparin themelor të letërsisë moderne. Qëllim ndoshta jo në vetvete i poezisë

së tij, por i arritur, ishte vizioni sistemor mbi letërsinë shqipe dhe letërsinë

botërore, duke i parë këto në një bashkëlidhje funksionale me njëra-tjetrën.

Ai proklamonte domosdoshmërinë e një vështrimi tërësor mbi letërsinë dhe të

një vepre në sintezë, pra një formë dhe një përmbajtje që mund të arrihet

vetëm përmes intuitës. Ai solli një model krejt të ri të lirikës në poezinë tonë,

duke e trajtuar atë si problem filozofiko-estetik, ndaj dhe zgjidhja që ai ofron

përmes vargjeve është absolute. Koncepti prej reformatori mund të

konceptohet bazuar në shenjën e veçantë të ndjeshmërisë, që ai e sintetizon

në formë dhe përmbajtje.

• Komentoni krijimtarinë e viteve ’30 të Lasgush Poradecit dhe dallimin e saj

nga romantizmi drejt formave të reja.

Me Lasgush Poradecin, lirika shqiptare mund të konsiderohet si një dukuri

evropiane për nga niveli i ligjërimit poetik origjinal. Ai paraqitet si poet me

shpirt modern dhe evropian. Në këtë kuadër, Kuteli e ka konsideruar si vlerë

themelore të letërsisë shqipe. Dallimi me romantizmin dhe me format e tjera

spikat fare mirë, sepse ato ishin më tepër se sa një ornament i thjeshtë, më

shumë sesa një elegancë e jashtme.

• Evidentoni tiparet gjuhësore të letërsisë simboliste tek vepra e Lasgush Poradecit

dhe komentojini ato në kuadër të muzikalitetit dhe përshtypjen tek lexuesi.

Lasgushi përdorte gjuhën metaforike. Ai ia doli që nëpërmjet muzikalitetit të

vargut (aliteracionit, onomatopesë, rimave) të realizojë tiparet stilistike të

estetikës simboliste. Gjithashtu mbështetja në folklor është prirje e tillë, por

201

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!