20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

shenjën e vdekjes. Kjo do të thotë se Tolstoi pasqyron antinominë e tmerrit të

vdekjes dhe çlirimit prej pushtetit të saj. Megjithatë ai ka arritur që

personazhe si princi Serpuhovski ti karakterizojë si trupa të vdekur që

bredhin nëpër botë. Pra tmerri I vdekjes nuk qëndron në aspektin fizik të saj

por pikërisht në vdekjen e shpirtit brenda një trupi të gjallë.

• Zbërtheni simbolikën e një “trupi të vdekur që bredh nëpër botë” dhe të një

kali të tredhur pullali që bredh nëpër botë.

Trupi i vdekur që bredh nëpër botë nisur dhe nga këndvështrimi moralist i

Tolstoit është pikërisht individi apo qenia që nuk ka për mision mirësinë por

ligësinë. Në këtë kuptim shpirti i tij ka vdekur, por ai thjesht jeton fizikisht.

Kali i tredhur pullali që bredh nëpër botë është simboli i degradimit fizik, i cili

pavarësisht të gjithave është aty sepse misioni i tij i tillë është, të jetë në

shërbim të zotërinjve. Ndaj në rastin konkret Pullaliu thjesht i zbaton

urdhrat e stallierit të vet, por ai kurrë nuk njehsohet me to.

• Karakterizoni nga pikëpamja psikologjike qenien e Pullaliut dhe qasjen e tij

ndaj jetës.

Zhvillimi i instinkteve trupore, që kushtëzojnë ndjeshmërinë fizike shumëplanëshe

të botës fiziologjike, kombinohet me jetën e brendshme të fshehtë, me punën

mendore të Pullaliut, çka shprehet në nivelin e portreteve autoriale dhe

karakteristikave psikologjike: “shprehja e fytyrës… rreptësisht e durueshme, e

përvuajtur dhe e kredhur në mendime të thella”, “Zoti e di se për çfarë po

mendonte plaku Pullali …”.

• Argumentoni pse Pullaliu shndërrohet pjesërisht në një alter ego të rrëfimtarit.

Vendin qendror në kompozicionin e novelës e zë rrëfimi i një kali, që

verbalizon intuitën e tij të thellë, të brendshme, dhe përgjithësimet analitike

mbi botën. Përvoja jetësore dramatike, humbja e dashurisë amësore, e

shkaktuar nga ligjet e një egërsie të pamëshirshme, i vesh Pullaliut prirje

mendimtari, i cili “u mbyll në vetvete dhe nisi të meditojë … mendoi për

padrejtësitë e njerëzve … për paqëndrueshmërinë dhe përkohshmërinë e

dashurisë amësore dhe asaj femërore në përgjithësi”.

Kjo do të thotë se elementi i reflektimit të kalit mbi cilësitë e racës njerëzore

me të cilat edhe ne ndaj njëri-tjetrit krijojmë një efekt tëhuajësimi, do të thotë

se diçka të përafërt ka përjetuar edhe Tolstoi në raport me shoqërinë. Izolimi

në Yasnaja Poliana është një i tillë.

• Zbuloni thelbin filozofik të novelës “Pullaliu”.

Thelbi filozofik i novelës Pullaliu qëndron pikërisht në qasjen që si njeriu dhe

kafsha i bëjnë momentit të vdekjes. Në disa nëntekste del e qartë se Tolstoi e

konsideron mënyrën se si vdes një formë ndëshkimi apo lehtësimi pikërisht sepse

ky moment sipas tij është momenti i së vërtetës për thelbin e gjithsecilës prej

qenieve. p.sh. në momentin e vdekjes së princit Serpuhovski kemi një thjeshtësi

torturuese për tu patur zili pasi trupi i princit si gjatë jetës apo edhe pas vdekjes

ishte një barrë e rëndë dhe e bezdisshme si për natyrën ashtu edhe për njerëzit.

Shënim

Për të realizuar projektin klasa udhëzohet që ti përgjigjet të gjitha pyetjeve në fund

të çdo pjese për koment. Paskëtaj përgjigjet më të mira përmblidhen në një ide të

vetme të unifikuar me qëllim realizimin e objektivave të projektit. Klasa ndahet në

katër grupe dhe secili prej tyre mund të konsiderohet grupi i punës për realizimin e

objektivit përkatës.

152

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!