20.02.2013 Views

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

gjuha shqipe dhe letersia 11 - Media Print

SHOW MORE
SHOW LESS
• No tags were found...

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Simbolika e festave qëndron në thelbin e unitetit dhe të lumturisë së familjes.

Ajo parakupton një fillim të ri, po a do të jetë vallë kështu? P.sh. ndërhyrja e

Znj. Linde. Në një formë apo në një tjetër na parathotë në mënyrë të heshtur

se e ardhmja nuk shkon përpara në qoftë se nuk janë mbyllur të gjitha

llogaritë me të shkuarën. Pikërisht prandaj është futur personazhi i Znj.

Linde që të fillojë e t’i japë jetë konfliktit.

• Shpjegoni dhe gjykoni dualitetin e jetës së Nora Helmerit.

Nora Helmeri në pamje të parë duket si një grua e bindur, e dashur,

mendjelehtë dhe e paaftë të kryejë diçka të djallëzuar, por nga ana tjetër ajo

është një grua e aftë të ndërmarrë veprime drastike madje ajo ka kryer një

krim të vogël të cilin po e shlyen në heshtje dhe askush nga familjarët e saj

nuk e di. Për më tepër ajo ka falsifikuar firmën e babait të saj. Në vitin e parë

të martesës, kur Helmerin e shkarkuan nga ministria, ai nisi të kryente

punëra të ndryshme private, duke e gdhirë mbi letra deri vonë pas mesnate.

Për pasojë, ai sëmuret rëndë dhe doktorët thonë se mund ta shpëtojë vetëm

klima e jugut. Gjithë familja e kalon vitin në Itali. Paratë e udhëtimit, një

shumë gjithsesi e majme, Nora thotë se i ka marrë nga i ati, por kjo nuk

është e vërtetë; atë e ka ndihmuar një zotëri... Dhe tani Nora paguan

rregullisht përqindjen e borxhit, duke punuar fshehtas burrit.

Vetëm nëpërmjet ngjarjeve, Ibseni na ka dhënë karakterin dualist të Norës:

thelbi i saj familjar dhe i përkushtuar dhe nga ana tjetër: gënjeshtra dhe

mashtrimi. Pyetja që shtrohet është: Për çfarë mund të gjykohet Nora për

sakrificë; për mossinqeritet; apo për falsifikim? Kjo duhet parë nga një

këndvështrim më kompleks, sepse i tillë është karakteri dhe jeta e saj.

• Interpretoni aspektin etik të njohjes së Torvald Helmerit dhe zonjës Linde

për nga pikëpamja e dramës sociale.

Torvaldi dhe Znj. Linde ishin të njohur të njëri-tjetrit që para se çifti Helmer

të krijonin familje. Aspekti etik i njohjes qëndron në faktin se Torvalidi do të

heqë Krogstadin nga puna për shkak të dyshimeve ndaj personalitetit të tij

dhe do të marrë një ish mikeshën e vet të së kaluarës. Këtu qëndron dhe

drama: deri dikur Torvaldi s’ishte askush, sot ai përbrendëson detyrën e

Drejtorit dhe sillet si sundimtar i bankës ku do të punojë. Ky është edhe

thelbi i dramës sociale: që shoqëria ishte duke humbur vlerat etike, dhe në

vend të tyre po ngrinte kultin e meskinitetit të individit.

• Portretizoni personazhet e Norës, Torvaldit, Krogstadit dhe zonjës Linde

duke i lidhur nga pikëpamja e subjektit dhe duke i krahasuar ata.

Personazhi i Norës, është gruaja e cila në pamje të parë duket tipike si një

grua e “paaftë’ e varur tërësisht prej burrit të saj, dhe babait; por që në të

vërtetë ajo është e zonja për të marrë frenat e jetës së saj dhe të të gjejë

zgjidhje që shkojnë përtej brishtësisë femërore. Pas saj kemi Helmerin tipikun

e burrit sundues, egoist dhe vetëvlerësues i cili nuk shikon më larg se hunda

e tij”. Një person i cili është tërësisht i varur prej opinionit publik dhe një

skllav i përulur i tij. Krogstadin i cili është një personazh “negativ’ i cili është

i gatshëm të përfitojë prej të tjerëve sapo të gjejë mundësi, mjeti i tij është

shantazhi. Kemi gjithashtu Znj. Linde e cila është mishërimi i shtresës

sociale në kalbje e sipër, të cilët kanë jetuar pa kokëçarje dhe pa u impenjuar

për të njohur thelbin e jetës. Tek ta prevalon mirësia e fuqishmërisë. Ndërsa

Nora dhe Helmeri komplet të ndryshëm dhe mishërime të dy realiteteve

167

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!